Servili shet edhe nènèn
—-

Kokè -tula a kokè-tharè
Qè drejtojnè Shqipèrinè,
Nxjerrin nènèn nè pazarè
Qè me Evropèn ta kenè mirè.
Vetèm tè jenè burra- shteti
E tè quhen diplomatè,
Nuk ju dhimbset toka e deti
Po e falin si kafshatè.
Shqipèria zonjè e madhe
E”martuar” me koqe-grisur,
Mijra vite vetèm halle
Nga drejtues gjak-prishur.
Europa dhelpra plakè
Me atè surrat tè shtrembèr,
Tinzare e shkèrdhatè
Na thith gjakun gjer nè zemèr.
I ve kushte titullarit
Pèr ta sjellè nè pushtet,
I hedh trutè e gomarit
E ta pèrdori si do vet.
Ne besojmè nga verbèria
Dhe i quajmè atdhetarè,
Sa tè kuptojmè nga tradhètia
Ujku palcèn na i ka marrè.
Pabesia nèpèr shekuj
I copètoi trojet tona
Ca tè gjallè e ca tè vdekuj
Jashtè kemi me miljona.
Qè nga koha e Skènderbeut
Njè Hamza mendje-prishur,
Nè kalanè e mèmèdheut
Tradhèti kishte ngritur.
Me hile traktati- fshehur
Nè fundin e luftès sè parè,
U ngrit thika majè-prehur
Tè joshè fqinjèt grabiqarè.
Ismail bej Vlorèn
Flamutari nè histori,
Helmètari fshehu dorèn
Shqipèrisè – tradhèti.
Esat Pasha pèr ca lira
Vatanit i vuri njollèn,
Pèr qostekun me zinxhira
Malazezit i shiti Shkodrèn.
Me djallèzi mbretèria
Ahmet Zogun gush-pèllumbin,
Qè tè shpèrblehet miqèsia
I dhuroi shèna-umin.
Pèr Shqipèrinè nè Evropè
Sot uni-vota e Greqisè,
Bèn pazare kokè mè kokè
Njè cop det prej tradhètisè.
Qan Kosova nè veri
Nèn rrogoz duke shitur
Pèr Trepçen ar e flori
Njè pazar èshtè ngritur.
Dardania e pèrkundur
Pèr karshi Selanikut,
Dinjitetin duke humbur
Pèr hatèr tè greko-mikut.
“Jepni-falni ” copa-copa
Sa tè mundeni o zuzarè,
Qè tju puthi ju Evropa
Shisni Nènèn nè pazarè.?
…
Ramadan Kllogjri