21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Ramadan Kllogjri

Tërmeti..

Tronditi sonte Tërmeti

Duke thirrur në qetësi,

Të dëgjojë mileti

Pasanikë e varfëri.

O njerëz ku jeni
Çpo bëni e mendoni?
A kujtohi se ç’far keni?
E me këmbë ku qëndroni.
Mburri duke u krekosur
Se si shkoni në dynja,
Me tamanë e pa ngopur
Duke qënë edhe në bela.
-Mbahuni me terezi
Respektoni dhe krijuesin,
Përkrahëni pleq e axhami
Mjaft marrëzira me vurusin.
Politikë për mashtrime
Dallavere anë e mbanë,
Si të kapni përfitime
E të mposhtni nafakanë.
Pasuri quani lekun
Rri pa gjumë e numuro,
Derisa humb tepelekun
Qime leshi më nuk do..
Shkallë-shkallë pasuria
Vjen ikën e të le,
Por në kokë mençuria
Se nuk dihet se sa je.
Toka tundet e përmbyset
Shenjat duken hashiqare,
Kush gëdhihet edhe ngryset
Mendje ngopur në kamare..

Për çdo ditë tatëpjetë

Rrokulliset njerëzimi,

Duhet ndalur mendja e lehtë

E të vihet sy më sy vllazërimi !

RamadanKllogjri Tiranë/17/10/2021/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.