4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Ramadan Kllogjri

Pranvera e zymtë
..
Pranvera e dymijëenjëzetës
Pa filluar mirë akoma
Erdhi goditja e shpresës
Pa dalë sythet e njoma
Ngadalësoi vrullin pranveror
Duke t’kurrur shijet e gjata
Këmba-doras e me zor
Nëpër ditë shumë të vakta
Jashtë – njolla mërzie
E as lule të qeshura
Me pamje zymtësie
E as llërë të përveshura
Pengohet puna kudo
Një bombë heshtur godet
As Unë,Ti, Ata e as Ato
Takime e afër nuk flet
Erdhi si flamë erë kinezi
Shushati Botën e tërë
Si vullkan trazoi e ndezi
Rrokulliset flladi i pëgërë
Flasin e shumë ulurasin
Tek-tuk heshtur varrosin
Ngujuar nën hije trokasin
Pranverë të zymtë damkosin
Bilbilat në degë heshtur
Kukuvajkat – vajtojnë
Bari lëndinave pa qeshur
Ngado shpresat-vëngojnë
Vallë si do jetë më tutje
Vera e qeshur dhe nxehtë
A do të ketë ulje-zbutje
Për Ne ,tokën dhe retë?
Ramadan Kllogjri
/23/prill/2020/
Përshëndetje edhe në trishtim
Thëllëza mokrare
Bilbilat këndojnë
Thëllëzat në valle
Se ç’ më përvëlove
O çupa mokrare
Me shoqet në valle
Isharet me mua
Mjerë unë i mjeri
Për nazet e tua
Për Ty s’më ze gjumi
Asaman moj.xhane
Ja nuse nga Mokra
Ja s’martohem fare…

Pionier atëherë.

Ky isha në atë kohë
E më thanë Pionier
Në qafë shallin e kuq
E ta mbaja unë me nder
Nuk e hoqa ate nga qafa
Me atë në tabelë nderi
Krenari si të gjithë pata
E kënaqësi pionieri
Kur na thoshin për atdhe
Ne njëherësh thoshim gati
Sa thirrja ngrihej si re
E nga kori ndizej fshati
Ajo nxiste ndjeshmërinë
E te mbushte zemrën plot
Per tu burreruar shpejt
E te quheeshe patriot
Nuk gjykonim atë huq
Se të parët na i dhanë
Me gjak ishte shalli i kuq
Nderojeni simbolin thaë
Nga ato porosi
U gatuam ne besnik
Edhe sot pa dyshim
Aty jemi e fisnik
Tani qeshet
E dikush lot
Por për cdo kohe
Porta kërkon zot
Ajo shami ra në lumë
E nuk ka më pionirë
Patriotet flenë gjumë
Vendi mbushur me, “ylberë,,,
Jeta iku rrukullimë
Ah dhe ti shami e kuqe
Duke prekur nostalgjinë
Sot na jep te tjera huqe ..
,,,,, . Ramadan kllogjri
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.