14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Ramazan Çeka

Të dashur miq të zemrës e të jetës!

Ju falenderoj përzemërsisht e ju shpreh mirënjohje të thellë emër për emër për urimet tuaja me fjalë të ngrohta, prej të cilave, më besoni, unë gjeta edhe shërim.

Sadoqë u perpoqa t’a shpërfill duke mos i dhënë rëndësi, si duket KORONA më paska pa tuj kalu trotuarit e më qenka vu mbrapa me maskë në dorë…sepse kurrë s’e mbajta një të tillë.

Për tej së qeshurave…për t’a kuptuar të vërtetën e kësaj pandemie, pse jo edhe për t’a mposhtur frikën e prezencës së saj, qënka e pashmangshme e ndoshta edhe e nevojshme ta prekim atë edhe fizikisht.

Me këtë rast po kuptoj se Covid -19 është thjeshtë një gjendje gripale që kërkon vigjilencë vetjake.

Në momentin që shfaqet, lind nevoja të kujdesemi me së shumti për të forcuar imunitetin dhe anën psikologjike, në mënyrë që ta fitojmë sa më lehtë betejën me të.

Dhe njëherë përzemërsisht faleminderit!

Shëndet e mirësi paçi gjithmonë në jetën dhe familjet tuaja.

O Kovid o faqezi,
Që përballesh me mjeksi,
Sidomos mjeksinë shkodrane,
Që ta hup ty faren tande.
Ça kujton ti mor debil?
Ça kujton ti mor kopil?
S’je ma i zoti se mjeksia.
Të mallkoftë ty Perendia!
Sot mjeksia tregoi veten,
Tuj ja mbrojt njerzimit jeten.
Me Kovidin ballë për ballë,
O mjeksi të qoftë hallall.
A nuk janë mjekët heroj?
A nuk janë mjekët dragoj?
Që përballen me armikun,
Që përballen me rrezikun.
Edhe mu n’kët fillim viti,
Më sulmoj ashpër Kovidi.
N’jeten time ka merita,
Doktoreshë Lindita Dibra.
Nuk gjej fjalë falenderimi,
Nuk po gjej m’nyra nderimi,
Por kjo mjeke them t’vërteten,
Me aftsi ma shpëtoj jeten.
N’vështirsi pranë m’u gjeten,
Me kujdes si për vetveten
Kurr’ mjeksisë s’i jepet haku,
Je artist Melvid Murçaku.

Infermier i mrekullushëm,

Me aftsi, i pa përtushëm.

Dora tij e lehtë si bletë,

Ka shpëtuar qindra jetë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.