11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Ramazan Çeka

MJESHTËR I FJALËS DHE I PENDËS.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, lule dhe ambiente të jashtme

Mori Shkodër, moj mbretnesh’

Me buzë n’gaz gjithmonë tuj qeshë,

Djep kulture qysh n’koh t’vjetra

Fadil Kraja flet me vepra.

Bashkë me Fankon regjisor
Dhe nji trupë me aktor,
Ke shkëlqy në çdo premierë
Salla plot ka kenë përherë.
Pendë e mprehtë që në rini,
Mjeshtër i fjalës në letërsi,
Dramat sot që janë në maja
Kanë një emër, Fadil Kraja.
Je thesari i Teatrit
Me t’fuqishmen”Gjaku i Arbrit”
Sa madhshtore dramë e vajë,
Mrekullia “Fisheku n’Pajë”.
Sa n’taban e ke at’ pendë
Tanë frymzimin te ti gjejmë,
Si nji peng ty t’kishte mbetë
Në kët’ moshë drama “Dy jetë”.

Ramazan Çeka

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.