10.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Ramazan Çeka

TI VJOLINEN LE KUJTIM

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Pse po qanë vjolina sot,

Ka pushu zemra një mikut,

Edhe telat pikojnë lot,

Në kujtim të k’tij ashikut.

Me buz’ n’gaz, kurr’ s’ka pritu,
Me ja g’zu zemren gjithkuj,
Me vjolinen mish e thu,
Me aheng në g’zimin tuj.
Bregu i Bun’s e Ana Malit,
Sot përulen me nderim,
Për ashikun prej Vidhgarit,
Që violinen la kujtim.
Jonuz Gushta e Shaban Malja,
Bashkë me te e formun grupin,
Armonika edhe dajrja,
S’e harrojnë Mustaf Jakupin.
Ndër ma t’mirët vjolinist,
Do t’kujtohet përgjithmonë,
Nuk vdes kurr’ shpirti artist,
Të nderon ty Shkodra jonë.

Ramazan Çeka

“””””””””””””””””””””

UNË ME MEND T’I THASH’ TE TANA

Nadje heret sa u çova,
Lava sytë dola prej shpisë,
Ty moj lule të kërkova,
Se u dogja prej dashnisë.
N’Kafe t’Madhe me shoqni,
Me bisht t’synit ty të pash’
Më shijon një gotë raki,
Me t’pas pran’ sot ty moj vash’.
Pash dy sytë e tu të zi,
Mos më len kaq shumë me prit’.
Hajde pra moj bukuri,
Jeten time ti ma shndrit’.
Në Pijac’ ti kur kalon,
Ta shoh buzen si qershi,
Veç ti zemren ma shëron,
Kur ma hedh synin e zi.
Andrrimtar në tavolinë,
Unë me mend t’i thash te tana,
E çova me fund rakinë,
E me ty prap trim s’u bana.

Ramazan Çeka

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.