11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Rame Bashota

ĹAMTUMIRË PSE S’MË THE…

(Vëllaut tim ZENELIT )Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "25% 13:21 Partager 菲 Modifier Lens Supprimer"
U mundova ta zgjati dorën
Dorën tënde si nuk ma dhe
Na ndau vala si orteku borën
Lamtumirë ti pse s’më the
U mundova ta thaj lumin
E ta shterri gjër në dysheme
Në fund fare e bërë gjumin
Ike pa mua ti, ike përmbi re.
E shterra lumin e thava kot
Më Iku dita e më zuri terri
Prap lumin e mbusha me lot
As hija jote si nuk më erdhi
U mundova që ta qaj hallin
Më lë i vetem derë më derë
Që ta hedhja nga vetja mallin
Ta puthë foton në mermerë

20.01.2022 RB

“””””””””””””””””””””

A dihet sa zonja i ka poeti …
A dhet sa zonja i ka poeti..
Dhe sa ka poeti nēpër rima
Sikur lituargji të një mbreti ?
Poeti si zog bënë cicirima
Grua e poetit don veq ta di
A janë si unë a çik mē e re
Të dashura unë i kam veq tri
Zonjë e parë – emri Mëmëdhe.
Atdhe me ty kembë u ngrita
Dhe për ty i ruaj ca kujtime
Del një zonjë që ti del e dyta
Ajo zonjë është nëna ime…
Cila zonjë tani është e treta
E treta je ti që unë ta di vlerën…
Me ty grua që mē lidhet jeta
Je ti që e hap e mbyll derën.

18.01.2022.RB

“”””””””””””””””””

………..SA UNIVERSI !
Të gjithë ne s’jemi të shenjët
Ti e shkel me qellim gabimin
E di se nuk jemi gjithë njëjtë
Dashurisë, pse ja ulë çmimin
Çmimet ti ndofta mirë s’i njeh
Me zëmër s’i peshon aq mirë
Artikujt tjerë ti , sa larg i sheh
Dashurisë ja vë tiketën e lirë
Tiketat janë hiçi – tiketa të kota
Ku planeti sillet rreth një intëresi
Pēr mua vogël është gjithë bota ….
Dashuria ime është sa universi

06.01.2022 .R.B.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.