13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Ramë Oraca

In memoriam për mikun e skenës Bajram Fazliu, i cili ndërroi jetë para tetëmbëdhjetë vjetësh. Shpirti i tij bëftë dritë në parajsë ashtu siç bëri dritë në jetë.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

BAJRAN BABËS
(Bajram Fazliut)
Gjithë lotët i shterova
për mikun e mbretërisë së Talias
dhe pashë të pavdekshmen
si rishpirtërohej në buzëqeshjen e tij
E prita që të zgjohet
si në Zonën e Hijeve
kur e vritnim pabesisht
për zërin e ngritur
kundër hingëllimave të kalit të drunjtë
Trak truk trak truk
mos i besoni kalit
mos flini
ëndrra të tmerrshme do të shihni
për vrasjen e Mukailit
Heshtni heshtni
mos flini
maskat e vdekjes do t`ju gjejnë
pa e thënë fjalën e fundit
në Procesin e mëkatit
Rreth e rrotull i ra skenës
ai jetën nuk e mësoi ndryshe
i pari doli nga vdekja
dhe hyri në përjetësi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.