8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Rame Smajlaj

Poezi nga RaméSmajlaj

Mos ma vrisni qiellin ju lutem në Zot !

Ai pikon vet lot mallëngjimi është molisir nga rrugëtimet
Nga moti në mot i shëndrruar në thermija shprese
Sikur jetimin sot e kafshon golgote.

Pëllumbat në hapsirë lereni të lirë të fluturojnë
Mos keni frikë se hapsira është e madhe për të gjithë
Krahet mos jav plagosni janë të lodhur nga stuhia.

Ju lutem trupin copëza thermija mos ja copëtoni
Se dielli nxen barbarët e ëndrrat i plagosin
Që në hapin e parë në rrugët e jetës.

O i Madhi Zot ne një ditë do ikim se njerëz jemi
Si ti njeri si unë do largohemi nga kjo botë
Por veprat do mbesin një dëshmi e një identitet
Të nëpërkëmbur në kohën e vrarë nga padrejtësi.

Ferri dhe stuhija do i shalon djajtë të pasurit dhe të varfurit
Do të ndërrojnë rrolet se lakmia vetëm për vete dëmton
Pasardhës të lig do të quajnë ty o rrugëtar i jetës.

Sot më mbyti malli për një shuajtje
Etja për një pikë ujë të kristalit
Tek Dedufi rrenze mali të ftohtë.

Akullit dhe troftat e lumit tim dua pakë bukë
Dua pakë pogaqe të nënëlokës së dashur atje në larëgis
Më thoni kur do të ketë qetësi shpirti të lutme o Zot
M’u përgjigj o Malësia ime në tokën e bardhë
Po të pres unë që një kohë të gjatë t’u derdh të fundin lot.

Kehl.Gjermani,27.03,2015
Rame Smajlaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.