VAJZËS SIME PËR DITËLINDJE
(Dafinës, Lule Bore)
Janarët edhe pse të acartë
qytetit i falën ëndrrën e vetme
luleve aromën më të bukur
mua më dhanë lot gëzimi.
nje bilbil kenge ne pentagram.
Kush më mirë do e pagëzoj
se xhaxhai të gëzon me emër
lule Dafina e pranverës shqiptare
e bardhë edhe si borë mali.
U gëzuam sebashku me jetën
seç u bëra vullkan zemre
që rrahte me shpejtësi yjesh
ah, as gjumi nuk më vinte fare.
Dhe u rrite me hyjnitë
buzëqeshjet pse ia vodhe hënës
apo pse je vet bleta punëtore
sa krenari ka bota për ty.
Kur nipin Kadri lekundi ne djep
Ai engjull pllumbi gushbardhe
dhe ne pleqeri me rinon
si Lahuta legjenda kur kendon!
Kur ti Dafina linde
dielli për pak u ndal
rreze lëshoj trojeve tona
dhe flamur qëndisi prapë Marigona.
Sa urime ju sjell fryma çdo çast
njëqind më të bukura dhe gëzime
fluturimthi fluturat të vijnë pranë
nga mami, vëllëzër dhe zemra ime.
Uratë dhe lutje të gjithë
shndërrohemi për ty
syarta që botës i jep hijeshi
ty Dafina e babit yjet të falën lumturi.
Dhe njëqind vite uratë e dhuratë
jeta dhe lumturia u bëfshin një
për prindin tënd me shpirt të artë
që të dhuron lumturi dhe fat.
Yt at: Ramë Smajlaj
“”””””””””””””””””””””””
TËRTHOR BOTËS
Për mbijetesë i ramë tërthor botës
në Europë u konfrontuam “ilegalisht”
për një grimë liirie njerëzore
dhe shpirtin ideal plot dhimbje.
E unë mbeta lypsar letrash
disa herë i tradhëtuar në tavolinë
i zhgënjyer na u imponu pushka dhe turturat mesjetare, hijenash serbe
për vetëmbrojtje dhe u flijova Evropës as që dija nga .
Edhe para dyqind vitesh si dje dhe sot
dhelpra plakë bishtin dredhonte
për se gjalli më nguli në hunjë
dhe në turrë të druve , më djegu për së gjalli.
Lirinë e kërkonin bilbilat që moti
në hapsirën qiellore të ndotur
fisi im autokon më njeh dhe zoti
me bujari mikut sofrën i shtrova
e armiku me tradhëtoj pas shpine.
Den babaden ,jam vet Dardania
kështu më njeh edhe përendia
se vetëm me gjak fitohet Liria
e Kastriotit vet ishte porosia.
Kehl,Gjermani,24.01.2016, Ramé Smajlaj