Nese malli ju ka marrë
foton time ua dergojë
dhe për mua në doni të dini
biografinë jua pretendojë.
Lumturinë mos ma mendoni
nga unë largë ka fluturue
mallin kam për t´madh e t ́́́vogël
dhe për zogjët që më njhohin mue.
Nese i doni sytë e mi
lerëni pak veq me kullue
janë të lodhur nga vrojtimet
në shumë ëndrra janë zhgenjye.
Sa kanë lot e mallëngjim
sikur qielli janë errësue
plot të reshura më rrëmbim
se mërgimi i ka mundue.
Se mërgimi është vet ferri
që në zemër sjell veq tmerr
syri kërkon rreze drite
kur dielli agimit del.
Porse pendës si mungon ngjyra
se gishtërinjët pak janë rëndue
nga ëndërrimet gjatë prej vitesh
shënojnë vargun tue fluturue.
Sot nga loti më erdh vërbimi
si i etur nga dritë e diellit
ju luta hënës për një buzëqeshje
e atdheut per një lule të prillit.
“””””””””””””””””””””””””””””
KOMANDANT DRINI
(Ekrem Rexha)

Ti u betove
Në Zot e Flamur
Si dikur në Tokën e Shenjtë
Në Truallin Arbëror
Me simotrat në pëkushtim
Të bëjmë Një kemi amanet
O Malësi e Madhe, Iliridë
E Kosovë Lindore
Se kem një diell e nënqiell
O Legjendë e Prizrenit
Komandant Drini
Të mposhtim e shporrim
Mexha Kufiri
Të vranë me qëllim në pusi
Ka rëndësi të kthjellet
Qielli i përflakur
Kush shtiu në ty-
I humbtë kocka e kry’
Do të vijë një ditë
Me rreze e dritë
dhe vepra do flet
E ti vigan do mbetesh për jetë
o rrap i shekullit XX-te.