14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Ramije Ukaj

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst

TË PRES
No photo description available.
Përherë të pres aty buzë lumi
Përbri shkëmbit të vetmisë
Derisa të bie mesnata
E të fiket malli i dashurisë
Përherë do të kujtoj ty
Që je brenda zemrës sime
Aty ke folenë e shpirtit tënd
Që frymon me jetën time
Përherë do të shkruaj për ty
Derisa të vish në përqafim
Buzëshkrumbë i lidhi vargjet
Veç puthja jote njom shpirtin tim

Përherë do të jem me ty

Se zemra ime veç ty të kujton

Vetëm ti më bënë përherë të lumtur

Shpirti im kurrë s`do të harron.

“”””””””””””””””””””””””””””

ERDHA
Me sy të shpresës u nisa
një zog i vendlindjes ma dëftonte rrugën
me këngë zemre dritësoi
deri te pragu yt
Kushedi sa herë u nisa tek ti
Përherë më zinte terri i rrugëve qorre
E humbur mes shtrëngatash
një copë qiell e mbaja mbi kokë
druaja nga ulërimat e natës
dhe thirrjet e panjohura
të hijeve me një sy
Në dyert e secilës stinë trokita për ty
derisa u bëra ujëvarë

Tani flokëshprishur erdha

e dija se je diku mes të gjallëve

mes këngës e vajit të kërkoja përmallshëm

që t`i puthja buzët shkrumb.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.