14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Ramije Ukaj

ZEMRA IME FLET ME DASHURI

Mos u shqetëso o zemra ime
Ende ka kohë për dashuri
Përsëri do të kthehen lejlekët
Bashkë me ta dhe pëllumbat e mi
Përherë e kam dashur ylberin
Edhe kur bie një rigë shi
Dallëndyshe bëhem nga gëzimi
Veç vendlindjen me pa me sy
Atje e shoh ujëvarën time
Aty e shuaj etjen për dashuri
Si zambaku i Prizrenit tonë
Lulja pa lulen vetëm nuk rri
Dashuria ime flet me zemër
Ajo buron nga shpirti im
Këngë e lot shpesh i bëjmë bashkë
Për një fjalë për një kujtim

Tani qetësohu o vargu im

Dhe gjithë ju o ëndrrat e mia

Përjetësisht midis nesh

Do të mbretëroi veç dashuria.

“””””””””””””””””””””””””””””””

TIKTAKU I JETËS SIME
Tiktaku i vuajtjeve të mia
Me ritmin e zemrës punon
Sa herë bie në kujtime
Në kohë të saktë ai më fton
Ai është si kënga e zogut
Kur kthehet përsëri në fole
Është si ujëvarë drite
Që zgjon gjithçka mbi dhé
Tash tiktakun e jetës sime
Unë për vete e kam akordua
Andaj mos më thirrni në ikje
Nëse s`ju rrah zemra si mua

Mos më zgjoni para kohe

Për pa ikur koha e vetmisë

Ora e zemrës sime më thërret

Zgjohem me tiktakun e lumturisë.

“”””””””””””””””””””””””””

FATET E HESHTURA
Jam e pafuqishme
Që të flas për të kaluarën
Të mbërthyer në zemrën time
Vetëm shpirti im e di
Ku i kam fshehur ëndrrat e fateve
Të ujëvarës së Korishës
Përherë atje më shpien kujtimet
Dhe nuk dua që t`më pyetni
Për shkallët e shembura të jetës
Mos më pyetni për ato fate
Shpesh më ngatërrohen me ditët
E stinës së vetmisë
Tani vetja më duket si vjeshtë
Që i vjel frutat e veta
Të ujitur me lot shiu

Unë jam aq e fuqishme

Sa mund t`i heshti fatet e mia

Andaj mos më pyetni për jetën e tyre.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.