NË DHOMËN 229
Te kthesa e parë nuk e takova sot, kur mbërrina pak para orës njëmbëdhjetë, shitësin e enëve të botës. As veturën e tij të parkuar aty.Sa herë e takoja, ndalesha e i shikoja me ëndje ato punime artistike, të cilat shërbejnë për të zier gjellëra nga më të ndryshmet. Për kërshërinë time, e pyeta një druvar, i cili kishte ngarkuar traktorin me dru të shkurturara , sepse koha këto dhjetë ditë ishte me erë, shi. Ishte shumë e ftohtë. Më tha se nuk e kishte parë për muaj të tërër.
Trëndafilat që kishin nisur moti të çelin, ishin ndalur në vend. I kishin mbështjellë lulet për të mos u dëmtuar. Ruajtës të mirë këto gjethe !
Marr ca plaçka nga vetura, një laptop të vjetër që nuk e mban për kohë të gjatë të ndezur, një fletore si ditar për të shënuar ngjarjet e ditës dhe futëm në ambientin e banjës. Jam bërë vizitorë i këtyre banjove për të zbutur sado pak dhimbjet e nyjeve!
Te sporteli na pret një grua me sy si guaca deti, me flokë të ngjyrosura . Na buzëqesh me butësi.
– Keni rezervuar vend?- na pyet.
-Jo i them në formë të prerë. Po do ta rezervojmë.
– Keni vend në katin e parë, të dytë a të tretë?- i them butësisht. Nuk mund të ngjitemi në katet më lart. Nëse nuk ka, do ikim në banjon e vjetër…disa qindra metra larg nga këtu. Gruaja e buzëqeshur u hamend pak dhe tha:
-Pritni, ju lusim ! -për dy a tre minuta do të shoh nëse mund tua gjej një dhomë në katin tjetër. Pasi shfletoi disa letra me të cilat kishte ngarkuar tavolinën e rrumbullakët të punës, tha prerë. Ja më në fund. Dhoma 229, me pamje nga parku, ngarkuar me lule e drunj e gjelbërim.Nga ballkoni , natën mund të pini kafe dhe të kënaqeni me këtë bukuri përrrallore. Falë dorës së njeriut. Pastaj plotësoi dy karta identiteti me të dhëna dhe na përcolli deri te dera e mjekut. Një infermiere shtatlartë, me flokë kaçurrela, belin e hollë si selvi, veshjen e bardhë që i shkëlqente në trup, rrinte në këmbë që t’i përcilte pacientët nëpër kate e dhoma. T’u ndihmonte të sëmurëve , të cilët mezi ecnin nëpër korridore të pastruara mrekullisht.
– Uluni këtu ju !- iu drejtua Minës. Tash mjeku do të ju ftoj që të hyni brenda. Pas pak , nga brenda ajo nxori disa letra të mbushura me shënime . Ajo lexoi ngadalë emrat dhe secili pastaj nxitoi të futej sa më shpejt te mjeku a mjekja dhe, pastaj të fillonte t’u nënshtrohej fizioterapive. Kur na ftoi, në u ngritëm në këmbë dhe pas pas u hap dera. Ulur në karrigë po rrinte një grua. Ishte mjekja , së cilës nuk ia mësova emrin.
Pasi mori një grumbull ankesash, dhimbje nyjesh , të supeve, shtrë
ngime e mpirje të gishtërinjve, na përcolli urtësisht dhe uroj të kalojmë sa më mirë në ambientin e banjës.
Në dhomën 229, shtretër ende të pa sistemuar si duhet. Një orë, varut mbi një gozhdë të ndryshkur në mur, kishte mbetur pas ku di unë sa kohë.
Derisa po i nxirrnim rrobat që i kishim marrë më vete për një qëndrim dhjetëditësh, në dhomë hyri një grua që pastronte dhomat. Pa e pyetur, shpalosi para nesh biografinë e jetës. Punoj gati njëzet vjet, me një pagë të vogël për të mbajtur familjen. Jam nga një fshat i Bungishtës, larg afro njëzet minuta me veturë dhe udhëtoj çdo ditë me autobus privat. Jam rritur jetime. Im at më vdiq herët dhe na la një tufë fëmijësh. Por kam një xhaxha xhevahir, i cili ndonëse jeton në një qytet të madh, nuk na la kurrë pa na mbështetur me gjithçka që pati. Ka një grua të sertë, që ia ka hëngër shpirtin xhaxhait, por është e zonja . Hahej me xhaxain që ndante pagën përgjysmë me ne. Por xhaxahi, i cili sot është afër të tetëdhjetave, kurrë nuk u trand e nuk inatosej me te. Qeshte kur ajo skuqej në fytyre. Nuk munda të shkollohesha. U martova në një fshat dhe jam e lumtur që kam 3 fëmijë, të cilët me punën që bëj, arrita t’i shklloj ..Kam një burrë që me çmon dhe ndihem e lumtur. Ndonëse lodhëm shumë, kur kthehem në shtëpi, pushoj pak dhe pastaj bëj edhe punët në kopsht ku kam mbjellë gjithçka që i ha sofra e bukës. Pasi e përfundoi rrëfimin, doli nga dhoma qetë, e humbur në meditime.Zbriti shkallëve me një fshisë eletrike në dorë. Ndoshta iku për të pastruar dhomat tjera te hotelit tjetër, i cili është larg me sytë e mi disa dhjetëra metra.
Në dhomën numër 229..
23.5.2016
“”””””””””””””
E BUKURA E HESHTURA
Kur rikthehem në gjiun tënd
Harroj se kam ardhur
Sonte
Fjala flet me yje
E bukura e vargut
E heshtura
Vij
E mbështes kokën time
Mbi ëndrra
Dhe ec
Këmbëzbathur
Mbi ferrishte
Kotlinë, më 22.5.2022
“”””””””””””””””””””
NË GËZHOJË TË FJALËS
Çdo natë
Endet një ëndërr lirike
Që të shpie
Brigjeve të kujtimeve
Rri strukur
Në shpirtin e vargut
Dhe s’merr udhë
Për t’u takuar me muzën
Në gëzhojë të fjalës
Vijnë rresht një nga një
Yjet e përflakura
E digjen
në palcë të shkronjave
Kaçanik, më 21.5.2022
“”””””””””””””””””””
VJEN NJË ÇAST
Që mblidhesh si në guacë deti
Mbyll veshët sytë të mos i sogjosh
Askënd
Deri në dhimbje përplasësh
Për kohën shterpë dhe një idealizëm
Që të ka përcjellë a vet e ke mbjellë
Si bimë
Në amësinë e fjalës
Vjen…
Kur duhet të shndërrohesh
Në shurdhmemec
Ferizaj, më 21.5.2022