29.2 C
Tiranë
E martë, 9 Qershor 2026

Rashel Solomon

PRAPË TEK TI DO VINË–!!

Zonjë i tillë jam kështu më-mësoi jeta
Qe shakate ti kem plotësisht të vërteta
-Mik të më falësh po ku do të dalësh
Bjeri shkurt më thuaj si e ke hallë
Se skam nge duhet të ngjis këto shkallë
-Po ja kisha-si mike nja katër a pese copë
Më kërkuan edhe ju dhashë miqësi
Se unë vete s kerkoj në asnje njeri
Mu betuan-se do ti kishin mik për kokë
I qerasa shpesh me kaçka e lajthi
Do ti që u larguan e harruan miqësinë
Kush mund të jetë shkaku si mendon ti !??
Se femrat njëra tjetrës huqet ju a dinë !!
-Këtë hall ke ti -ja ta them unë tani
Fajin e ka ai poeti i madhi- Agolli
Të gjithë poetëve belaja ju polli
Kur ishte gjallë paska shkruar e thënë
Poeti poetin e do sa qëni qënë
Kur në një legen u jep për të ngrënë
-Mike – unë s thashë kurrë që jam poet
Se me punë – kirurg në maternitet

-Po qe keshtu mos e prish fare terezinë

Do bëjnë vërdallë e prapë tek ti do vinë

“””””””””””””””””””””””””””””

Mbetemi të vërtet miq !May be an image of 1 person, standing dhe E brendshme

Eh more miku im i mire ,Bashkim

Here burre serioz e me namuz

here gallata pa fund ,ne te gdhire

Sa keq me vjen ,per miken tende

qe non grata ne Ameriken time

Eh more miku im i mire

Sa kam punuar ,eh sikur ta dish

djersa curk si ne Shqiperi

por Amerika kur punon ,

te shperblen si njeri

Une nuk kam frike nga Policia

As Amerikane as Shqiperia

se gjithcka i kam me dokumenta

Le te dridhen ata qe vodhen me thesa

Nje dite nga hunda do ti vjellin te gjitha

Drejtesia thone se -Vonon

por JO asnjehere nuk -Haron

Ndaj po te ra rruga ketej nga ne

mos kurse nje dreke te mire do te nxjere

Edhe ne Vlore kur te vish

ne shtepine time me gezim te rish

Kam nje shtepi te bukur shume

prinderit ma lane amanet ,kujtim

te mblidhen aty femije ,niper mbesa

Ne Vloren tone gershetuar renjet,

tok me shpresat

Ndaj jo kurre as e fal e as e shes

si pa te a me te milionat dot kurkush ,

nuk mi nget

kjo e gjitha historia ime ,

ca dhimbje e plote gezime

ndofta dikuj xhelozia i zuri syte

por une ne kembe qendrova ,

e qendroj gjithekund

Le te plase syri i keq qe nga Londra ,

ne Venedik

Se une e ti mbetemi ,te vertet miq

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.