28.6 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

Rashel Solomon

Urime Kosove !

Urime Kosove djepi i lirise

Urime Kosove ,djepi i trimerise

Me gjakun e djemve dardane

Fitove ,lulen e Lirise

Lotet e gezimit ,

melhem i zemres se nenave trime

Pamvaresine ta Gezosh ta Gezosh

edhe nga une ,Urime

Nje ender na vertitet ,

na vertitet si flutur

Prej nesh Jo ,nuk u tret

Ajo ender e bukur

Amaneti i pareve eh ,

i fresket mbet :

“Me nenen Shqiperi te bashkuar per jete”

Nen krahet e Shqiponjes ,

Kosove e Cameri

Nen frymarjen e saj ,

te lulezoni per jete

shpirtin Nenes e qeteson ,

vec bija e vete

Rashel Solomon

16/ Shkurt /2021

“””””””””””””””””””

Shqipja gjuha e nënës sime
Në shumë gjuhë flas unë sot
në shtegtim me zogjtë mësuar
Kulla e Babelit më pushton mendjen,
por më dalin që aty dy lumenj të kulluar:
Gjuha e të parëve, gjuha e të madhit Zot,
gjuha e Toras prej shekujsh shkruar.
Por më e bukur gjuhë në botë
është ajo e nënës sime
Shqipja gjuhë e Perëndive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja është gjuhë e bukurive!
Në gjuhën e Perëndisë belbëzova,
në gjuhën e Perëndisë dashurova.
Gjuha e Nënë Terezës,
gjuha e nënës së Aleksandërit të Madh
Shqipja më e bukura në botë
ajo, gjuha e nënës sime
Kulla e Babelit nuk ma ngatërron dot
me shqipen u jap shpirt poezive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja , gjuhë e mrekullive!

Rashel Solomon

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.