8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Rashel Solomon

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe bizhuteri

Te dashur miq !

A kush te me shpjegoje c’fare eshte e Pa -pranueshme apo e gabuar ne poezine time te me poshtme : “Shqipja gjuha e nenes sime “

qe shoket e grupit Arti i te shkruarit ma ANULLOJNE (Declined ) sic e shihni me posht .

Me krijoni pershtupjen se ju jeni nje grup ANTISHQIPTARE qe fshiheni si minjte e arave e Nuk keni Rspekt per gjuhen Shqipe .

Ndaj kete veprim prej Administratoreve te grupit “Arti i te Shkruarit do te quaja :TURP ,

Po ju a le juve :Te me gjykoni Gabimin

Me Dashuri

Rashel Solomon..Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, ambiente të jashtme dhe monument

Gezuar : 113-të VJETORI DITA E ALFABETIT NË GJUHËN ShQIPE!
Kategoria poezi : Shqipja gjuha e nënës sime
Autore : Rashel Solomon
Botuar ne librin :”Një puthje për ty nga Jerusalemi “

Në shumë gjuhë flas unë sot

në shtegtim me zogjtë mësuar

Kulla e Babelit më pushton mendjen,

por më dalin që aty dy lumenj të kulluar:

Gjuha e të parëve, gjuha e të madhit Zot,

gjuha e Toras prej shekujsh shkruar.

Por më e bukur gjuhë në botë

është ajo e nënës sime

*

Shqipja gjuhë e Perëndive.

O Perëndi, për Perëndi

*

Shqipja është gjuhë e bukurive!

Në gjuhën e Perëndisë belbëzova,

në gjuhën e Perëndisë dashurova.

Gjuha e Nënë Terezës,

gjuha e nënës së Aleksandërit të Madh

Shqipja më e bukura në botë

ajo, gjuha e nënës sime

Kulla e Babelit nuk ma ngatërron dot

*

O Perëndi, për Perëndi

Shqipja është gjuhë e mrekullive!

me shqipen u jap shpirt poezive.

“””””””””””””””””””””””””””””

Era dhe hëna
*
Një dritë e ëmbël ,më trokiti në dritare
Vrapova të cel ,krahët e ëndrës lozanjare
Oh jo ,nuk ish dritë yllë
Kërciste fustani ,i erës furtunë
*
Përse më thëret ,në valle me fjalë
Kur dritat i mbylle ,i mbylle ngadalë
Ëndrën e flake si leckë e vjetëruar
Oh jo, ajo ish ende zjarrë i zgjuar
*
Më fal ,
Që si zanë ,hyra në portë të huaj
Si zog humba rrugën ,e rashe
në krahët e tua
Ndofta portën le celë ,për një tjeter flutur
Por ajo dashuruar me ,
më të mirin brumbull
*
Ndofta të mundova ,me bukurin e krahëve
Ndofta të hutova ,me ëndrën sqimëtare
Oh jo, nuk ish era sonte lajkatare
Hëna gershet thurte ,serenatë me kitare

Rashel Solomon

Nov/20/2021

“”””””””””””””””””””””””””

Hena ende ndrin si lemsh zjarre

Ndoshta prit i ka zene Diellit , shokut te saj

Ta Uroj ,ta pershendes

Mengjes te ngrohe e plote miresi

te thaj vesen qe si argjend mbi bare ndrin …

Dite te Bukur miqte e mi !

Djale ,ti vajzen mos e ngacmo

Ajo si yll me henen ,kuvendon

Qylym te kuq ka shtruar

vjeshta per te ..

Me buzeqeshjen e diellit perhere mbuluar …

Oh jo ,kjo nuk eshte poezi

Eshte grimce e jetes , bukuria

Me Respekt e Dashuri

Rashel Solomon

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.