Festa e Flamurit
*
Gezuar Festen e Flamurit Vlora !
Gezuar per jete ,e per cdo mot
Vora sot, duhet te vishte fustanin Famur
Te nuseronte si dikur Krye-qytet ,eh sa i kishte nur
*
Ja Nentori po del me festa e drita plote
Njeri tjetrin Urojme ,
Por, Ditelindjen e flamurit
Valle ,ku do t’ja festojme?!
*
Shtepine ja prishen
Bijte e saj pa shpirt
Me kazem goditur
Me kazmen zemer thare ,perbindesh
*
Dimri per flamurin, i gjate kete vit
Pranvera e ftohte ,e ftohte acar
Pa kenge ,pa gezim
Te gjithe po heshtin ,tok me beun Ismail
*
Ngrije koken lart Flamur ,
me shkaben ne mes
Gjaku i trimave Jo, nuk prihet ne Bese
Ata nuk kane vdekur ,por jetojne midis nesh
*
Ku gdhihet e ngryset keto dite flamuri?!
Shtizen ,thyer keq xhelati
Si zogu i Naimit dridhet ,
Qe ne jete mbrojti Iliret
*
O flamur kuq e zi
Qe Turqia dikur dridhej si purteke ,nga ty
Ngrehu ne kembe ,e mos kij frike
Djemte e Vlores me ty e per ty
serisht do te ndrijne
*
Ja Festa e Flamurit ,mbriti
mbriti si gjithmon
Ne Vlore, te gjithe kane ardh ,
vec Flamuri mungon …