13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Rashel Solomon

Per jeten dolline ta pime ,me fund…” Le Chaim”
Ne jete me ka pelqyer ,te vesh mini fund
Ta zgjas me kerkuan ,por ai nuk kish fund
Poezi cdo dite shkruaj e mendoj,ja mbrita ne fund
Endrat me lene zgjuar e ato, nuk kane fund
Dashurise sa here kerkon ti japesh fund
Sa here zemerohesh e thua kesaj i dhashe fund
Premtimet i shkel, i shkel pa fund
Oh jo dashuria, vertet nuk paskerka fund
Kalojne ditet ,vitet jeta rjedh si lume pa fund
Bota e tere oqean qe nuk i gjendet fund
Ta leme gjithesine sic eshte krijuar pa fund
Per jeten le ta ngreme dolline e ta pime , me fund
Le Chaiim …Per jeten ,Gezuar!!!
Rashel Solomon
Oct/28/5780
……
Poezia # 2
Bota nuk u shua
Ka kohë që në horizont s’kam shëtitur
prej frikës jo, kurrë s’jam tronditur
yjet përherë më qëndrojnë pranë
si shokë të vërtetë të fshehtën ma mbajnë.
Ulem këmbëkryq, gjithçka kallëzoj
si dikur fëmijë me babën kuvendoj
me qetësi më dëgjonte për çdo gabim
më mësonte si ta ndreqja, më jepte bekim.
I flas për të fortën kështjellë,
projektuar me themele të thellë,
por një dallgë e lartë kur e mbështolli,
si një lëvozhgë veze në breg e hodhi…
Në ëndrrat e mia ajo është plot dritë,
plot ngjyra si ylber, lundron si titanik
brenda saj dikush që mban gjithë magjitë
e la në fund të detit të bëhej copë e cikë.
E për këtë im atë më qetëson mua,
s’e quan gabim, si disa të tjerë,
ngrehu më thotë se bota nuk u shua,
se dritat mbas festës në pemë s’kanë më vlerë…
Rashel Solomon
Poezia # 3
Hiri perreth
Eh ,si valltare mu c’faqen sot kujtimet
Dore per dore ne varg kapur bukur ,vitet
Si ne vallen popullore qe ritet e ritet
Ne mes tyre nje qiri ,vec njeri digjet
C’do vite qe shkon ,le shenje ne pentagram
C’do vite i ri ,nje note melodi
Te gezuarat ,ngjyrat e ylberit
si per feste veshur
Te trishtat ne gji ruhen,si gure nen te fshehur
Si ujvare rjedh ,kjo muzike
Ku ti valltari kryesor dramatik
Zemra ngarkuar ,me nje bare te rende me frike
Hena me kallzoi, sa larg do te humbje nje dite
Eh keto kujtimet ,valltare te pa lodhur
Diten e naten vallzojne ,oh jo pa u shplodhur
Here prej muzikes klasike u tronditen
Here prej notave lirike, ne lote u mbyten
Kudo qe shkoj keta valltare me ndjekin pas
Si kitare i shoqeroj ,e shpesh me ta flas
Si zog ne fluturim lodhje ,nuk ndiej aspak
Prushi zemres digjet ,ngadale pa flake
Hiri per reth endren ,ruan gjalle
Poezia # 4
Me ty …
Pa ty ,nuk do te kish poezi
Pa ty, ne raft do te mungonte nje liber
Pa ty, nje zemer do te mbetej e trisht
Pa ty , botes do ti mungonte nje buzeqeshje
Pa ty ,drita si vello me hije
Pa ty jeta ,kenge pa shije
Pa ngrohtesine tende si diell
Nuk do te ndriste nje yll ne qiell
Prej teje ,nje ender mori krahe
Nje flutur ,u ngjit lart si dallendyshe
Nje sorkadhe e hutuar humbi rrugen ne mal
Prej dashurise nje neon ndriti si diell
Aty ku ti hodhe doren celi nje lule
Nje lule e verdhe, u shendrua ne lulkuqe
Prej puthjes ,ne zemer u ndez zjarre
Ne qiell nje yll , neteve mbeti pa fjale
Ti pra, ti ishe magjia
Prej xhelozise, hena tretet e tretet
Bylbyli i turperuar kengen nderpreu
Pranvera ,vec me ty vjen shoqeruar
Oh jo , ti bilbil me ze te ralle
Mos e pre kengen
Per dallandyshen gushe -bardhe
Rashel Solomon
Poezia # 5
E dua Paqen
E dua Paqen
Te paster ne shpirt
Te jetoje e gjalle
Jo ender ,pa drite
Nuk dua te qendroje e heshtur ne leter
Mbyllur diku ne nje sirtar te vjeter
Me shokun ,armikun te jetojme si miq
Bijte te Adamit e Eves, jemi te gjithe
Mes popujve te bukur
Armet perhere koke ulur
Midis qiellit dhe tokes
Lumturia , te endet ne cdo voter si flutur
Endrat e thurura
Te mos i preke ,as shiu as dora
Historia te kendoje si bilbil nga Vlora
E lire te shetise ,si shqiponje ne hapesira
Fushat veshur petkun festive
Ylberi mbi koke kurore ti ndrije
Te shkelqejne yjet si shandane ne qiell
Ne boten te mos endet , mjergulla si hije
E dua Paqen
Te paster me shpirte …
Rashel Solomon
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.