14.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Rashel Solomon

Sirena mbi dy dete

*

Dashurinë tonë e gjej, me symbullur

Veshur mban flladin , parfum Adriatiku

Prej krahut të ngrohtë të Karaburunit

Prej Shushicës kryeneçe nxin ,kokra e ullirit

*

Dashurinë tonë , me shpirt e dua

Ngjyrën e kuqe medalion ,ne gji ruan

Djemtë e saj roje i ndrijnë , natë e ditë

Amanet ,siç ju a la beu Ismail

*

Dashurinë tonë e gjej ,symbyllur

Aty ,shtëpinë ka ndërtuar flamuri

Kanina kurorë mbretërore ,mbi kokë

Eh zemrat tona aty ,bashkohen tok

*

Dashurinë tonë ,me shpirt e dua

Është aty , aty ku nëna na lindi ty e mua

Është e bukur ,eh , si lule bliri

Vlora … Sirena mbi dy dete Beso vlonjati i thiri

Rashel Solomon

Aug/5/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.