E di c’fare jam
E di qe s’jam e bukura e botes
E di qe s’jam ylli i modes
E di qe s’jam Perendesha e tokes
E di qe jam ,nje valez deti…
Jam hebraike ,bije Vlore
Është detyrë e privilegj të jesh njeri,
zoti me dorën e tij nga tufa na ndau me ligj
na dha mendje, zemër e gjuhë të ligjërojmë
na fali mes nesh dashurinë që jetën ta shenjtërojmë.
Por duhet ta ushtrojmë këtë detyrë e privilegj,
të rritim brezat të qeshur e të gëzuar,
të ruajmë gjithësinë nga çdo gjë që i bën keq,
përndryshe, kthehemi aty ku kemi filluar.
Gjithçka pra ta bëjmë me dashuri e ndjenjë
si bujku kujdeset për grurin që sa e mbjell
si ujku që sa e lind të birin e përkëdhel
si dielli ngroh tokën pa përtim, me zell
si prindi në çdo hap shoqëron fëmijën e tij
deri sa jep shpirt e shuhet si qiri.
Pa dashuri, pushon së qeni si njeri
Pa dashuri s’mund të ketë as gjithësi
Pa dashuri, je diçka bosh dhe pa vlerë
Pa dashuri, s’mund të ndryshojnë as stinët që të vijë pranverë.