Gjuha e nenes ,gjuha e identitetit
…
Ne emigracion jeten te shkosh
E veshtire ,si plage e rende
Cdo dite qe kalon … kupton
Si toka ,te reshket nen kembe
…
Emigrant po te lindesh
Zemra si dete me tallaz vertitet
Ne qytetin tend , trokitja jote ndihet e huaj
Nuk di cili je e ,cili vend eshte i juaj
…
O Ju nena shqipetare
Te bukura si Dea
Puntore si bleta
Te embla ,si vete jeta
…
O ju nena mergimtare
Ju qe ne zemer ruani zjarre
Sebashku me qumeshtin e gjirit
Ne djepe ,femijve mekoni gjuhen ametare
…
Gjuhen e Naimit, qe maleve kendoi
Gjuhen e Skenderbeut qe me turqit “kuvendoj”
Gjuhen e Migjenit ,gjuhen e Cajupit
Gjuhen e te pareve ,Jo kurre mos haroni
…
Te harosh gjuhen e nenes
Sikur te djegesh ate komb
Gjuha e nenes ,gjuha e te pareve
Ajo,eshte gjuha e identitet tend
Rashel Solomon
Poezia # 2
Edhe pak
…
Kerkova kohes qe te ndalet
E me te, te bejme pakt
Te mos bredhi si e mare ne male
Te ndalet per ne, te ndalet vec pak
…
Luta vjeshtes qe te ndalet
Te ndalet dhe pak ne prag
Pa shpirt te mos thaje lulet e veres
Oh jo lulekuqen ,ate te kuqe gjak
…
Kerkova jetes te lulezoje
Te lulezoj edhe pak si park
Kenges tone jete ti shtoje
Te mos mbytet, si Titanik n’oqean
…
Nuk desha si detin te trazoja
Por me ty kam vene marak
Netet e gjata ,te thara nga ftoma
S’kapercehen ,si mal i larte
…
A thua kerkova shume
Lista ime terkuze e gjate
Shpresoj ZOTi te me ndeje te Shtunen
Te Shtunen ,kur pushon nga pak
…
Lumturi te na shtoje te dyve
Te na shtoje ,pa mase dhe pak
Rashel Solomon
Poezi # 3
Loti qe ndrin
…
Nje fallxhore sot me ndali ne rruge
Lotin tende kristal tha , ta lexoj mu lute
Shkelqen si drite, duket i kulluar
Por perbrenda c’mban ,gjithcka kam per te treguar
…
Falma pra nje lote
Ate qe shkelqen me shume
Ate c’ka brenda ruan , oh sa te ka munduar
Ne labirinthet e saj si doktor engjell, kam per te shkuar
…
Barkushja e saj e bardhe si pullumb
Gjithe ngjyra ja veshin ,vec ylberin e saj fshehin
E kur dielli ngjitet mes resh
Serisht ndrin, si lule me ves
…
Zemra jote ,oqean i pa fund
Nga dallget e forta prej vendit nuk u lekumd
Barkushja e saj ,si burimi me uje kristal
Nje pike mban kycur, ne kutine e saj
…
Falma pra nje lote
Ate qe ndrin me shume
Jeten do ta kthej ,ne te gjelber fushe
Lotin gri te eret ,do ti kthej ne te kuqe prush
…
Gjithcka qe te thashe, e vertete si drita
Ne ender do ti takosh, aty ti skalita
Rashel Solomon
Poezia # 4
Ku te pushoj
E ftohte e e trishte dita pa ty
Dielli tashme ,perton te hape syte
Minutat te gjata si peme e thate
Oret vite pa fund ,pa fat
…
Asgje s’pipetin, as lulet ,as yjet
Zjarri kokefort nuk pranon te shuhet
Endrat enden pa shpirt , ne te ftohte
Zogjte u larguan ne zemren ngrohte
…
Nuk di perse sonte ,syte nuk me mbyllen
Nuk di c’te shpresoj prej kesaj nate te murme
Nuk di c’te kerkoj ,nuk di c’fare dua
Nata eh nata vec qesh me mua
…
Kur ti mungon,asgje nuk ndricon
Edhe yjet vete, te hutuar veshtrojne
Si nje pike lote qe nga syri mergon
Nuk di c’rruge te ndjeke e ku te pushoj
Rashel Solomon
Poezia # 5
Malli me terhoqi
Në kafen e mëngjesit t’u ula mbi ballë
isha unë ajo, flutura e bardhë,
që sytë e tu të ëmbël soditi ngadalë,
pa dashje u harrua si bleta mbi petal.
Lehtas u zhvendosa mbi buzën e tharë
Frymëmarrjen ta ndjeva si për herë të parë
U ula mbi buzë, e kisha një shkas,
mbi to u vërvita, sikur luaja vals.
Zemrës s’iu afrova të ndjeja trokitjet,
kisha frikë se mos dëgjoj goditjet,
që jeta na rreshtoi radhë –radhë,
e shkrihesha në lot unë, flutura e
bardhë.
Malli më tërhoqi, ai më dha shkas,
si skllave të lidhur ai më merr pas.
Rashel Solomon



