22.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Rashel Solomon 

Poezia # 1 

 

Bija te Vlores e te Jerusalemit ,une e Ti Anna 

(Kushtuar kushërirës sime Dr. Anna Kohen)Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Me baltën e Jerusalemit e të Vlorës gatuar
unë dhe ti, Anna Kohen, e imja kushërirë
dashuria për paqen prej Jerusalemit trashëguar,
në hojet e Vlorës u mbush plot ëmbëlsirë.

Si dy lule hapat e para hodhëm
në rrugicën tonë të vogël, por të pacak
kaçurrelat tona dhe dallgët i lodhën
kur shpupurisnin flokët qoftë edhe për pak..

U rritëm të bukura, shkëlqenim si zambak,
asnjëra prej nesh s’u bë, jo Anna Frank…

Në jetë ecëm si na mësuan prindërit
dy flamurë na dhanë të shtrëngojmë në duar,
atë kuqezi dhe tjetrin me stemën e Davidit
brenda zemrës kurrë s’i kemi zëvendësuar.

Si pëllumbeshë e paqes krahët hape në fluturim
në Kombet e Bashkuara me dy degë ullinjsh
një e ardhur nga mali i Sinait
ndërsa tjetra nga kodra e Kuzbabait.

Fole në emër të të gjithëve ne, plot dinjitet,
dhe popullit shqiptar mirënjohje i shprehe,
për Besën e Shenjtë që shpëtoi jetë,
përfshirë dhe jetët tona në Rrugicën e Hebrenjve.

Se në Shqipëri, kur bota shkrumbohej në flakë,
asnjë nga ne hebrenjtë s’u bë jo, Anna Frank…

Ti e dashur Anna, je një vajzë Vlore
dhe për ne je arkitektja engjëllore,
flamurët e vëllazërisë i mban lart
dhe historinë e gdhende me ar në pllakat.

Emrat tanë i shpëtoi besa, dashuria,
ndaj në OKB the: Rroftë Shqipëria!
Mirënjohja për ne është në gen,
Mirënjohje dhe për ty Anna Kohen!

 

Poezia # 2

Imazhi mund të përmbajë: Rashel Solomon, duke qëndruar, Këpucë dhe jashtë

Reja 

Me thuaj vertet ,emrin si e ke ?!

a je Adami i pare apo dicka e re

eh ,sikur ta dije ,

bota se si ishte para se te vije

Nje re e zeze zvaritej ne qiell,

shpesh binte shi ,por asgje s’levizte

nuk e thau dot me asnje diell,

shkelqente ngado e kudo qe ishte

Me thuaj vertet emrin si e ke,

tregome si shpertheu nga ty ajo re ?

Trubullove gjithcka gjete perballe

qielli u perzje ,deti ngriti vale .

Asgje pra ,nuk mbeti sic ish me pare,

qielli leshoi xixa plot me shkreptima,

reja vese u be si margaritare,

kur ti shkove ,aty shkoi dhimbja.

Me dallget e detit fola disa here,

iu luta te te kerkonin,por ato s’te gjeten

ndoshta u fshehe mes guackave si perle

per te mbajtur ne gji te verteten

Me thuaj vertet ,ti tani ku je,

qe te dalesh prape une do te behem re ,

behem ure e varur te kalosh mbi mua

i sigurt te ecesh sepse une te dua .

Poezia # 3

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, duke përfshirëRashel Solomon, njerëz që qëndrojnë

Gjahtari

Ne mengjes dola ne shetitje

Ne Vlore nje dite e mbrekullueshme

Dielli i pare me rreze fliste

Me ngrohtesi  me buzeqeshi

Me pershendeti: Mirmengjesi!

Deti fliste pa pushim

aq sa ishte shkumezuar

zogjte kapur dore per dore

ndersa ishin ne fluturim

hidhnin valle te gezuar,

por diku ne nje kend

pashe nje zemer te trishtuar

pernjemend.

Kush plagosi zemren tende?!

Kush lendoi  zemren tende?!

Ai gjahtari,

Lozonjari,

E plagosi ate per jete

Sikur ,te mos kish zemer vete .

Poezia # 4

Fustani i kuq

Ne valixhe mes fustaneve te tjera

vendosa te marr fustanin e kuq

qendisur luleluqe purpur

at fustan qe e doje aq shume .

Fustani i kuq me ngjyren e zemres,

fustani i kuq me ngjyren e dashurise,

ai fustan qe ne enderr te dilte

ai fustan qe gjumin ta perpinte

E ti ne te bardha te visheshe

keshtu vendosem ne te dy

ngjyrat e nje vele hyjnore te kishe

te lundronim atje ku ndidhnin mrekullite .

Mes yjesh se bashku te shetisnim

me shume se yjet te shendrisnim

Hena vetmitare te na bente shoqeri

si oriz rrezet ti hidhte mbi ne te dy .

Ne mbremje keshtu doja te shkonim

e vec sebashku te vallzonim

flutur te shendrohesha ne krahet e tu

te mbyllnim mbremjen e dritat gjithashtu …

Fustani lulekuqesh purpur

une flutur qe digjem ,mbi abazhur…

Poezia # 5 

Imazhi mund të përmbajë: Rashel Solomon, duke qëndruar, oqean dhe jashtë

Frymore dhe toka ne harmoni

Permbi toke, ku shkelet ju

Aty edhe ne po shkelim

Do te shkelin femijet tane gjithashtu

Edhe brezat e filizat qe do te celin

Permbi te qente grinden

Edhe macet mjaullijne

Hallet mes tyre nuk zgjidhen

The lulet rende-rende ndrijne

E kur bora floke-floke  mbi te shtrihet

Fustani i bardhe, oh sa i ka hije

Ne lot lumenjsh kthehet kur shkihet

Nje diell kemi, ngrohtesi na bije

Kjo pra, eshte toka jone

Kemi nje, dot se ndryshojme

Ndaj te jetojme me dashuri,

Frymore dhe toka ne harmoni

Rashel Solomon

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.