29.2 C
Tiranë
E martë, 9 Qershor 2026

Rashel Solomon

Mikut tim Bashkim Bega

O shoku im :ti je safi flori

Tunxhit me kohe i the ik ,

mos me prit

Dikush i forte e punon si kau

Te tjere nen hije ,shqyejne si luani

Dikush nen bredh nemeron tespiet

Te tjere hedhin valle,

per pasurite qe kane shqyer

Koha vrapon ,

vitet nderojne

por se “ujku qimen ,jo nuk e nderon “

Keshtu tha populli vite me pare

Por sot mer permasa te medha

E shohim ketu ,

e ndeshim atje

Populli ,Proletare ka qene e ka mbet ,

si dije

Hej miku im ,ti je flori

por sot ka vlere ,

kush Mashtron me shume

Besoj me kupton se :

nje shkolle kemi bere

edhe babanacen

ne mes kemi ndare

si vellezer ,te pa ndare .

Me respekt

Rashel mikja juaj

“””””””””””””””””””””

POEZI KUSHTUAR…

POETES SË TALENTUAR!

Imazhi mund të përmbajë: Rashel Solomon

RASHEL SOLOMON!

Rashel Solomon, ti poete

Me shpirt, motër ty të kam,

Me zemër më bëre, për vete,

Të kam mike, vite me radhë.

Me shpirt hyjnor e thjeshtësi

Në vargje, si Dielli karakteri,

Sjellja jote, me shpirtin flori,

Fisnikërinë ke virtyt të nderit.

Nga zemra, jo nuk të ndajë

Se jemi si dy motra binjake,

Largësia mbase na ka ndarë,

Por shpirtërisht më ke pranë.

Të uroj ty me shpirt e zemër

Të mirat e Zotit t’i kesh pranë,

Njeriu fisnik ka të bukur emër,

Shpirtrat e mirë, gjuhë e njëjtë.

Me shpirt të kushtoj, një poezi

Se moj motër, meriton shumë,

Jam me fat për, motrën e mirë,

Shpirti yt unik, grua me plot nur.

Bukurie Binjaku. 16. 1. 2021. GREQI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.