30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Rashel Solomon

Monument do t’i ngre

Që s’më ka bërë skulptore Zoti i lumë,

më vjen jashtëzakonisht shumë keq,

se Mikelanxhelon e Rodinin i adhuroj aq shumë,

pasi gdhendën trupa e muskuj që tërbojnë dhe pleq.

Do të derdhja talent, djersë e përkushtim,
për atë që ndahet në mes si kumbull vlonjate,
për atë që duhet për ulje dhe shkarkim,
do të ngrija kult dhe do të hapja debate.
Në botën hipokrite me mediokritetin mbytës
unë do ti ngrija një monument bythës.
Se duhet bythë në punë të ulesh
se duhet bythë që të kesh durim
se duhet bythë nga atdheu të mos shkulesh
se duhet bythë për ideale e vetëmohim.
Duhet bythë t’i thuash të vërtetat të gjitha,
juve që shkruani ua mban dot bytha?!
Ju që bëni moral e silleni si autore të Biblës,
që sillni si lumi rërën mungesat tuaja
me anë të fjalëve
shishet tuaja të shampanjës e parfumit marka të huaja
kanë mungesën e bythës
o pemë pa bythë që s’bëni dot hije si të mallkuara
e të ftohni sadopak trekëndëshin e shalëve.
Se do bythë të thoni se çfarë kërkoni,
se do bythë të shkruash për lakrat dhe qepët,
se do bythë që pushtetin e shtypjen ta kundërshtoni,
se do bythë të mos ulësh brekët.
Se do bythë të mos puthësh bythën,
se do bythë të mos ia ndryshosh bythës funksionin
se do bythë që ta vësh atje ku duhet vizën,
bytha për nga forma ngjan me ekuacionin!
Nëse trupi ynë do ishte shtëpia
bytha është themeli, koka është çatia,
ndaj duhen të dyja!
Por, për ju të pabythë e të pafytyrë
bytha jep përgjigjen më të mirë!

Vlorë 21 nëntor 2015

“””””””””””””””””””””No photo description available.

I vura gojës një kyç

Si Kuzum Babai kokën time të prerë

e futa me duar brenda një sirtari,

e mbylla mendimin e paanë pa u ndjerë

dhe dritën në rrezen e një fari.

Sirtarin e pajisa me një kyç,

një fashë për gojën që mirë të puthitej,

besoja binarët s’ngecin në udhëkryq

dhe nëse bota e tërë përmbytej.

U vura rregull mendimeve të kokës,

s’i lashë të dilnin lirisht,

të mos ishin orët, minutat e kohës,

që rrjedhin e s’pyesin fatkeqësisht.

Kur erdhi shiu me shumë rrebesh

sirtari u lag e nga kalbja u shqye,

mendimet pluskuan e dolën në shesh

dhe heshtja qe rrugë pa krye!

© Vlorë, më 17 tetor 2015

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.