HYJNESHË
Ti hyneshë
Që ke zënë vend
Lartë në qiellin blu
Si rreze dielli
Qëndron mbi re
Në zemrën e mamit
Dhe në memorjen e njerëzimit
Mbetësh gjithmonë
Legjendë mbi këtë dhe
Për Ty
Sa do të doja sotë
Të isha pranë diellit
Për ujvarën
E syve të mi
Do t’i tregoj yllit polar
Se shkëlqimin
Ia merr qiellit
Si hyjneshë
Në gjirin tim
Me ngrohetêsi të mbaj.
Remzie Raci Rexhbogaj
“”””””””””””””””””””””
LUFTA IME
Më duhet me shpirtin
Të bëj luftë për këtê jetë
Edhe sa më ka mbetur
Deri në fund që të ngrehem zvarrë
E barra sa vjen e rëndohet
Si vullkan zjarri
Zemrën
Ma përfshin dhembje e madhe
E mbushur plotë mall
Të gjitha më vinë së bashku
Përnjëherê frymên
Sikur duan për të ma ndalë
Më kokën lartë nga qielli
Hapin ngadalësoj
Dhe e thërras yllin tim polar
Ernaaa
Të lutem në këtë natë trshtuse
Pa ndriçimin e hënës
Eja e buzëqeshjen tënde të embël
Sikur në atë kohën tënde
Të dikurshme të bukur
Mamit tënd me ja fal.
Remzie Raci Rexhbogaj
“””””””””””””””””””””””””
SOT FESTË MBI RE
Në ditëlindjen tënde
Erna
Shpirti yt është mbi re
Edhe pse na mungon
Ai sot feston
Trupi yt i njomë
Pushon i qetë nën dhe
E ne me dhembje e mall
Jetojmë
Ku do që Ti gjendesh
Çdo herë ne të dojmë
Në zemër e mendje të mbajmë
Dhe kurrë nuk të harrojmë
Vitet ikin shpejt
Rrjedhin një nga një
Në çdo ditëlindje tënde
Unë lutem për Ty
Sot lutem oj tok Dardane
Në gjunj të përgjerohem
Me shpirt të lutem
Dhe ty oj rrezja e Hënës
Vetëm një minut Ernen
T’ia falni nënës
Dua që ta puthi
Ah sa shumë ta përqafoj
Dua që ditëlindjen sot
Me shumë mall të ia uroj.
Remzie Raci Rexhbogaj