GJYSMA IME
Larg andej detit
Diku largësive që mbysin
Mbi dallgët e detit
Është gjysma ime duke notu
E në anënj tjetër
Në bregun e detit
Në Hynni është shndërru
Mbi bjeshkë e shkrepa
Së bashku me zogjtë shtegeëar
Ka shtegëtu
Në çdo pranverë
Me zërin e ëmbël të bilbilave
Më këndu
E në rreze të arta të diiellit
Është shndërru
Lart atje mbi re të bardha
Ah sa lart
Si pulëbardhë ka fluturu
Në një cep të qiellit
Është strehu
Dhe ne Yll e Hënë është betu
Më u shndërru.
Remzie Raci Rexhbogaj
“”””””””””””””””””””””””””
KUR TË IKU
Atë ditë
Kur të iku në amshim
Aty ku Ti Erna më pret
Krah hapur me padurim
Në parajsë
Të qeta do të pushojmë
Unë dh Ti
Ty të lë
Në rrreze diielli
Të kam lënë
Në letër të bardhë
Brez pas brezi
Legjendë e gjallë
Unë kur s’jam më
Në këtë botë
Do kujtohesh për mirësi
E për shpirtin engjullor
Që kishe Erna Ti
Të lë në shpirtërat
Egjithë njerëzimit
Të ngusheëlohen
Në ditet e pikellimit.
Remzie Raci Rexhbogaj
“”””””””””””””””””””””””
MJEGULL MENDIMESH
Sot jam mbytur e tretur
Në mjegull mendimesh
Ta nxjerri një piskamë të fortë
Sa të buçet i tërë mali
Ah ,sa shumë për Ty Erna
Sot po më djeg malli
Të kam gravua
Në zemër të copëtuar
Me trishtimin në shpirt
Dhembja me godet si rrefe
Pse sot s’kam mundur
Ty të vij tek varri
Dhe s’di cilat fjalë t’i zgjedhi
Sot për Ty Erna
Ato që më djeg malli.
DATA 18-TË
Në këtë datë
Erna
Ishte ditëlindja jote
Kjo datë t’u bë fundi i kësaj bote
Kjo datë qe mua më pagëzoj prind
Kjo datë mua më shndërroj në trishtim
Kjo datë
Kur n’duart të mia
Një Engjëll solli
Kjo datë
Jetën time
Ne errësirë e mbështolli
Këtë datë
Sa e prisja si rrezet e diellit
Në agim
Kjo datë plagosi
Për vdekje shpirtin tim
Kjo datë
Që ishte drita e syve të mij
Kjo datë mua më veshi në të Zi
Këtë datë
Qe çdo vitë e prisja
Më gezim të madh
Ah sa kisha dashur
Kjo datë të mos ekzistoj
Kurr ma në kalendar
Apo s’është fajtore data 18-të
Ndoshta jam unë fajtore
Ku të solla Ty Erna
Në këtë të padrejtën jetë
Remzie Raci Rexhbogaj