DHEMBJEN E MBYLLA
Në guaskë deti
Do e mbyll dhimbjen
E mallin që e ndjej
Erna ime për Ty
Nê fundin e detit
Do të ruhen
Me kujdes më të mirë
E shumë xhelozi
Bashkë me Titanikun
Do mbesin të përjetëshme
Në këtë botë
Së bashku me Ty
Në rrezet e bukura të diellit
Do të mbetet bukuria e jote
E shpirti yt engjëllor
Si ma e bukura Hyjri.
Remzie Raci Rexhbogaj
HESHTJE
Kjo heshtje shurdhuse Erna
Aq shrdhuese
Sa që më bën t’i dëgjoj
Tiktaket e zemrës tënde
Brenda zemrës time
Më bën dritë
Drita e shpirtit tënd engjëllor
Ku ështê strukur
Thell në shpirtin tim
Lotët e kriposur
Që rrokullisen çerpikve
Dhe mbushin gotat prej qelqi
Presin në radhë çdo ditë
Për tu dehur
E zemrën të ma coptojnë
Në mijëra pjesë
Dhembjet dhe pshëretimat e mia
I bluaj me dhemb e do t’i gelltiti
Që t’i ndjej çdo herë të freskëta
Të mos ju bie kurrë pluhuri i harresës
Agoni pikëlluese le të zbresin
Çdo ditë për mua
E trishtimin mundohem ta fshehu
Në nostalgjinë
E kohës se bukur të dikurshme
Në buzêqeshjet tuaja Erna.
Remzie Raci Rexhbogaj