BIOGRAFIA
Remzie Raci Rexhbogaj u lind më 31.03.1969 në Siqevë të Klinës. Shkollën fillore e vijoi në Ujmirë. Gjer në vitin 1998 ka jetuar në Kosovë, ku ka punuar në marketin (shitoren) e familjes. Në fund të vitit 1998 nga represioni serbo-sllav është detyrue të shpërngulet sikur shumë shqiptarë, duke kërkue një jetë më të lirë. Fati e deshi që ajo të vendosej në Oslo të Norvegjisë. Duke e ditur se gjuha është çelësi i jetës, në cilindo shtet që jeton. Remzia ka filluar në kursin e gjuhës norvegjeze duke e përfunduar në afat dhe me sukses, për të vazhduar me kurse e punë të ndryshme pa ndërprerë derisa është sistemu në punën qē e dëshironte (Kantin leder) Përgjegjëse e kuzhinës në Oslo. Mbi të gjitha për të në rënd të parë dhe e shejtë ishte familja. Ku në vitin 2000 solli në jetë engjëllin Erna, në vitin 2001 Ertonin dhe në vitin 2002 Ernotin. Në fushën e krijimtarisë letrare ka filluar pas ikjes së engjëllit të saj nga kjo jetë. Duke ndjerë këtë së pena sadopak ia lehtësonte dhembjen e shpirtit, mallin që kishte për Ernen. Libri i saj i parë është, Monografia: “Në sytë e diellit të kam Erna” -“Meshari” 2020.” Më gjej zgjuar Erna”, -Meshari,2021, ,,Të njoh mes yjesh Erna’’,Meshari 2021,,,Mos hesht Erna’’ Meshari 2022 është libri i katërt i saj.
PARATHËNIE
Mos hesht Erna’’-Remzie Raci Rexhbogaj Ishte dhembja për engjëllin Erna ,ku përmes vargëzimit autorja dhe krijuesja Remzie Rexhbogaj u mundue që tërë këtë dhembje ta mund duke kujtuar çdo çast Ernen,që nga fëmijëria deri në kohën ma të mirë kur pritej prej saj shumë,siç priten rrezet e ngrohta të diellit.,,Mos hesht’’ është libri i katër poetik i autores Rexhbogaj,i cili kryekëput ka për temë dhembjen e engjëllit Erna dhe është si çelës i saj.Në qendër të rrëfimit poetik është një gërshetim i elementeve të bazuara në perceptimin fillozofik të konceptuar të jetës,rrjedhës,frymëmarrjes,pengesave,krajatave dhe të gjitha peripecive të saj.Pra qendër e rrëfmit poetik në këtë vëllim është Erna,e cila deri në çastin e shkuarjes në amshim mundohej ta bënte jetën e vet,ashtu çfarë duhej të jetë ajo.Vetë natyrëshmëria e jetës së Ernes dhe jetës së autores rrjedh bashkarisht,por e përbashkëta e rrjedhës së saj është e pandarë,ndërsa e veçanta specifikohet me rrjedha të skalitura në dallueshmërinë dialektike,e pse jo edhe në meditimin e kuptimit fillozofik.Por ,megjithatë jeta e Ernes dhe e autores bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë poetikisht dhe figurativisht me sukses në vargjet e poezisë së Remzie Racit Rexhbogaj dhe ligjeron: Trupin tënd E mbulova Më dheun e Kosovës Guralecat Më vete i mora Njerin e mora Tek koka e jote Tjetrin Afër këmbëve tua Do t’i barti Çdo herë më vete –Poezia /Guralecat e Ernes Për të vazhduar rrëfimin poetik në formën e figuracionit dhe të meditimit duke e përfunduar këtë poezi me vargjet: Peshën Pak më ta lehtësua Në çantën time I mbaj përherë Kur kam mall Më lot i laj Dhembja në dysh Zemrën ma ndanë Eh ,sa peshë të rëndë Shpirti yt mbanë. Kështu poetja dhe subjekti i saj i vargëzimit njëjtësohen për të udhëtuar poetikisht nëpër rrathët e jetës ,ky njëjtësim nuk rrjedh dhunshëm,por ai rrëshqet duke gurgulluar ëmbël ,por edhe errët pa frymën dhe buzëqeshjet e engjëllit Erna.Vargjet e këtij vëllimi sikur kanë marr karakterin e një marshimi biblik sepse vet gjendja dhe përbirimi i tij nëpër rrathët e jetës ka këtë kontacion simbolik dhe artistik.Poezia e poetes Rexhbogajt ,kuptimin meditative dhe filozofik të jetës,e merr në figuracione të bollshme dhe të thellë.Ky kuptim rrjedh në vertikalen dhe në horizontalen e shtrirjes ,çka simbolizon natyrshëm rrjedhën e jetës pa jetën e Ernes.Dhe poezia fiton peshë,e pse jo edhe kuptim kur shtrihet sa në gjerësinë po aq në thellësinë e botës dhe të ekzistencës së saj.Atëherë vargjet për Ernen bëhen si një pemë e shenjtë,po ashtu siç ishte Erna dhe jeta e saj.Tash poetja e identifikon gjeografinë e poezisë për Ernen,që është e mbushur plot lodhje e etje për engjëllin ma të dashur që nuk e ka më.Kjo paraqitje e vargjeve në këtë mënyrë duket një marrëdhënie reciproke me kuptim të dyfishtë të jetës së Ernes dhe asaj të autores ,sepse secila ka diçka të bukur nga jeta.Andaj shpesh ngatërrohet meditimi për jetën në botën e amshimit,sepse nuk dihet se a është më shumë jetë apo mirësi për njeriun kur shiu nuk e gënjen e zogu nuk e mashtron,por puhiza ia heq mërzinë ,ndërsa kur ka uri atë ia shuan kaltërsia.Kjo bashkëjetesë e Ernes dhe autores në vargjet plot frymëzim të vëllimit poetik, ,,Mos hesht Erna’’ të Remzie Racit Rexhbogaj nuk ka vetëm figuracion të bollshëm e të skalitur bukur artistikisht,por është edhe një meditacion me plot kuptim për jetën,qëndresën,sakrificën e fitoren.Këto dhe të tjera elemente në këtë vepër ,janë dëshmi se poetja Rexhbogaj kultivon një stil modern në poezinë bashkëkohore shqipe.
Pejë ,8.01.2022 Agim Desku