5.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Remzie Rexhbogaj

VETËM NJË SEKOND

Kisha dashur sot
Vetëm një sekond
Të jemi bashkë me Ty
T`i puthi ata të dy sy
Vetëm një sekond
Kisha dashur sot
Të kam në përqafim
Ty o engjëlli im
Vetëm një sekond
Kisha dashur sot
Era të kishte fryer
Të ma sjellte fytyrën tënde
Të buzëqeshur
E unë të buzëqeshja
Së bashku me Ty
Vetëm një sekond
Kisha dashur sot
Aromën tënde ta ndjej
Freskia e mëngjesit këtë
Tek unë të ma sjell
Vetëm një sekond
Eja të lutem oj hyjni
Dora jote e njomë
Erna lotët të m`i fshijë.

Remzie Raci Rexhbogaj.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

“”””””””””””””””””””””””

TEK BREGU I DETIT
Ne breg të detit
Sot me kaloj dita
Pa i numërue orët
Aty Erna të prisja
E pulëbardhat i vështroja
Mbi dallgët e detit
Sillëshin vërdallë
Njërën nga to e veçoja
Më ngjante në shpirtin tënd të bardhë
Një rrëbesh shiu që vershoj
Nga qepallat e syve të mi
Ma lehtësoj apo rëndoj
Këtë trishtim të shpirtit tim
Unë këtë gjë s`po mund ta di
Pse nuk sheh mirë
Moj dritë e syve të mi
Ndoshta lotët të kanë vërbu
Lot e dhembjes dhe lot të mallit
Pa ndërpre rrjedhin si krua
Porsi Gurra e Bjeshkëve të Numuna
Ernen time duke e kërku.

Remzie Raci Rexhbogaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.