7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Remzie Rexhbogaj

LETËR PËR TY ERNA

Këtë letër që unë po e shënoj
Drejt qiellit të kaltër lë të shkoj
Yllit tim polar dua t’ia dërgoj
Me zemër të copëtuar e lot në sy
Me shpirtin tim të trishtuar
Sot Erna po të pyes Ty
A ke mall për mue
Ashtu si kam unë për Ty
Fjalët që na i ke lënë
Kurrë s’kam më i harrur
Dhe nga bota tjetër na ke thënë
Do të kam mall për Ju
Më ndjenjat e mia të trazuara
Erna po të bëj pytje Ty
Bora që po bie a të merdhinë
E nga ky acar Ti ke të ftoftë
Se mua nënë mjerën më mbysin lot
Ah kjo borë e ftoftë që bie hiq pa ndalë
Në shpirt e në zemër mua është tue më vra
Si qiri po shuhem nga malli për Ty
Vetëm edhe një herë të rrinim të dyja
Sytë tuaj më t’i puthë e zërin me ta dëgju
Të kisha mbajtur diku thellë në gji
Ashtu sikur të kam mbajtur kur ishe fëmijë
E me tërê fuqinë të kisha shtërngu
Deri të dy zemrat të na kishin pushu
Kurrë asnjë sekond nuk të kisha leshu.

Remzie Raci Rexhbogaj

Mund të jetë një imazh i 3 persona
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.