KU QËNDRON SHKAKU I PROBLEMIT
Është defekt i njëriut apo defekt i sistemit?!
Para disa dite me disa shoqe dhe miqë
u ulëm me pi kafe dhe me folë për politikë
Kjo që edhe oksigjenin ka fillu me na e marrë
Herë me maska, herë me ndonjë skandal
Kjo që po luan me qindra miliona njerëz
si maca me mi
Me rregulla, me detyrime, me gënjeshtra, me mashtrime
tejmase perverz
sepse i lejojmë,
duke ulur kokën, duke heshtë dhe mbyllur të dy sy
Njëra mike tha me tone dëshpëruese
gjithëmon ka qenë kështu, ska metodë shpëtuese
Ka, e kundërshtoi tjetri, ky sistem do të bie
dhe cili tjeter i mrekullueshëm do të vie
reagoi nje mik pranë tij, me ngjyra ironie
Sistem Mbretëror patëm,
kishim dhe Tyrani,
I ndërruam, i ndryshuam
kaluam në Feudalizëm e Borgjezi
në Nacionalizëm edhe luftëra pa kufi
Pastaj me radikalizëm mbollëm Komunizëm
në fakt diktatur, fatkeqësi në vazhdimësi
Tani edhe Kapitalizmi dështoi,
dhe Demokracia ka mbetur vetëm sikur hije
çka është kjo puna jonë kështu
që asnjë sistem tamam nuk na bie
Mora fjalën unë me një tufë mgjarjesh historie
Për pakë qaste ikën fjalët
Në vetmi heshtja pinte kafen e ndejes
kurse shpirti ynë kishte përvjelë krahët
të hulumtonte përgjigjje në sirtare të mendjes
Në qorrsokak
për nga vetë natyra e problemit
duhet me u kthy mbrapshtë
Po si me u kthye, pa thy këmbë e krye
dhe ku e si me shku, në anarki pa mbaru
Ku me u mbajtë, e ku me hy
e vazhduam bisedën përseri
Me pyetje përgjigjet duke i kapë në rrjet
sikur peshkatari gjahun e vetë
Nga me shku
murit me kokë nuk i bihet
Por edhe pa lëvizur s´mundesh gjatë me qëndru
Njerëzimi është si uji
kur rri me një vend nuk pihet
Duhet një sistem i ri, tha njëri prej miqëve
Duhet, por si do të duhej të dukej ai
vazhdoi biseden mikja ime e vjeter
Pa i kuptu detyrat dhe obligimet e tij ky njëri
kot ndërrojmë sistemet, reagoi një tjetër
Na duhen njerëz fisnik, human dhe patriot
që ngritën në këmbë dhe thonë; MJAFT! U bë boll!
Afrohen, tubohen rrethë një IDEALI me vlera të larta fort
dhe dalin para njerëzisë me pika të qarta të menduara hollë
Gjysëm kontroll, gjysëm liri
duhet të jetë ky sistemi i ri
thashë unë me vendosmeri
Perderisa kjo njerëzi nuk është në gjendje për veten të reflektoj
mashtrimet ti kuptoj, të vërteten ta njofë,
në çdo gjë të mos besoj
Përderisa nuk është e aftë të mendoj me kokën e vetë
por prijes dhe urdhëra, plane edhe detyra pretë
Religjioni të kujdeset për moral
Për drejtësinë e saj ndonjë „Mbret“!
Duhet një sistem gjysëm-diktatorial
i cili udhëhiqet nga intelektual
dhe jo si tani, mafioz dhe Bandit
Duhet kjo njerëzi për Demokraci dhe Liri me u përgadit
që t´mund ta ketë pas disa shekujve, një ditë
Përndryshe gabimet deri në vetëzhdukje kanë me u përserit
dhe kjo njerëzi, i yni NJERËZIM s´ka për të parë dot dritë…..