Miq virtualë dhe real, ju që më njihni nga afër…
Unë s’i kam qef shumë replikat , dhe këtë shkrim nuk e bëj për replik, por duke marrë shkas nga një poezi e shkruar nga dikush…
Miq unë jam shkrimtare, poete. Asnjëherë si kam thurur lavde vetes se nuk kam përse ,në shkrimet e mia flet shpirti im…
Nëse do përqëndrohesh tek tregimet do ju thoja se nuk janë fantazi imja ,por jetë të jetuara të punuara artistikisht …nëse do hidhesha tek poezit e fëmijëve këtu zemra ime gulfon …këtu flasin fëmijët me ëndrrat dhe dëshirat e tyre flet imja fëmini ,flet im bir të cilit ja dedikoj këtë libër, nëse do pyesni për dy librat e tjerë me poezi ju them se në librin “Rrënjët e Shpirtit” , është frymëzim i 30 viteve në mërgim , është malli, sakrifica, dhimbja, brenga, është vetmia është Atdheu, e.gjith ,gjithësia, dhe dashuria, në librin “Zemra e Një Gruaje” i kam shkruar dashurisë në lirizmin dhe dukurive të saj .
Unë vazhdoj të shkruaj nga të ndryshme poezi,por ajo që më bën të ndihem mirë është tema e dashurisë ,e cila në shumë raste përfillet keq dhe më bën të ndihem edhe unë keq…
I them këtij poeti që më dha shkas të shkruaj këtë shkrim reth krijimtarisë sime :
Poet e poete ,secili nga ju e di shumë mirë se asnjë poet nuk shkruan për veten e tij asnjë poezi, por përdor Unin poetik .
Në poezitë e dashurisë përdorimi i Unit i jep një veçanti poezisë duke e lexuar ,lexuesi hynë në vargje të cilat i duken një dashuri reale e jetuar, por nuk është poetja vajza e dashuruar,por është vajza e poezisë së saj, që në një poezi dashuron një sy kaltër, në një tjetër një me sy jeshil, në një ndahet, enë një pret ,pret mes yjesh e dritës së diellit…
Miq kam mbetur e befasuar nga ajo poezi ,në mënyrën se si ai poet e trajton të shkruash për dashurinë…
Jo, në asnjë mënyrë poeti që i shkruan dashurisë të injorohet në këtë mënyrë,duke i shprehur me fjalët: kaq të thekur jeni në dashuri, kaq shumë keni dashuruar etj..
Jo dashurisë i shkruan dhe një që kurr nuk ka dashuruar, ka poete që nuk kanë pasur në jetë fëmijë dhe i shkruajnë fëmijëve….
Miq shkruaj se është pasioni im ,as për tituj, as për grada, as edhe për lëvdata ..as për të fituar…
Në gjithë librat që kam botuar i kam falur edhe pse jam shumë e varfër ekonomikisht…
Me dëshirë ua kam nisur kujt mi ka kërkuar…
Në Gjermani, Greqi, Amerik, Angli, dhe në shumë qytete të Shqipërisë….pa asnjë Interes,
Interesi im ka qënë të lexohet libri!
Ju deklaroi se në Librin që do botoj me lirikë dashurie, janë reth 100 poezi vetëm të kësaj teme të tjerat të ndryshme…
Mos vallë jam dashuruar me 100 të dashur dhe ju kam shkruar poezi …Jo! Poeti nuk është don Zhuan , se të ishte do shkruante kroçe roso,
jo lirikë të pastër dashurie…
Asnjë nuk mundet të më komandoj çfarë shkruaj , por as edhe ti japë poezis së dashurisë ato reflekse banale.
Miq të mi ju respektoj dhe ju përulem që më lexoni, besoj se në shkrimet e mia nuk keni ndeshur mendjemadhësi ,unë jam e thjeshtë ashtu si edhe vetë vargu im .!
Faleminderit për mirëkuptimin!!
Me Respekt Shpresa Dhima@@.
16/8/2021!
ITALY!!