Ekoturizmi forma më efikase e turizmit.
Ekoturizmi është një formë e turizmit me bazë natyrën, pretendohet të jetë një nga segmentet e turizmit me rritjen më të shpejtë në nivel global. Së fundi ai shikohet si celësi ekonomik i mbështetjes së mbrojtjes së natyrës. Ekoturizmi është një mënyrë ideale për krijimin e stimujve për ruajtjen e natyrës duke gjeneruar të ardhura përmes operacioneve të qëndrueshme, me ndikim të ulët mjedisor dhe social dhe me investime të pakta.
Duke qenë një industri e orientuar drejte njerëzve, ekoturizmi siguron shumë vende pune që kanë ndihmuar në ringjalljen e ekonomive lokale.
Të gjitha aktivitetet turistike të çfarëdo arsye si; pushime, udhëtime biznesi, udhëtime aventure, dhe ekoturizëm, duhet të jenë të qëndrueshme. Turizmi i qëndrueshëm përkufizohet si “turizëm që respekton njerëzit lokalë dhe udhëtarin, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin”.
Ajo synon t’u sigurojë njerëzve një pushim emocionues dhe edukativ, që është gjithashtu i dobishëm për njerëzit.
Kështu, ekoturizmi është një formë turizmi në zona natyrore relativisht të paprekura për qëllimet kryesore të admirimit të tyre dhe duke mësuar më shumë për habitatet.
Ekoturizmi kontribuon në ruajtjen e zonave natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave dhe komuniteteve rurale.
Zhvillimi i turizmit malore me atë tradicional mënyra e diversifikimit të nxitjes së agroturizmit.
Burimet natyrore, njerëzore, tradita, atraksionet e ndryshme kulturore, krijojnë shtratin e nevojshëm për këtë sektor. Kjo qasje e zhvillimit të turizmit do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për vetepunësim në zonat rurale, si dhe do të vlerësojë më shumë gjithë trashëgiminë kulturore, historike dhe kulinare të zonave që aq shumë ndryshojnë njëra me tjetrën.
Rritja e vizitoreve turistik ne zonat malore, si pasoje e mungeses se infrastruktures se nevojshme, kanë krijuar një term të ri, “mbiturizëm”, shumë ekspertë të organizatave ndërkombëtare për zhvillim, po e shohin kete sektor si një alternativë qe do të ndihmojnë banorët e zonës të zhvillojnë sektorin e agroturizmin.
Ajo që duhet të bëjmë ne, është që t’i japim një të ardhme alternative, ku banorët e zonës te krijojnë eksperienca turistike në mënyrë që te mbrojne dhe ruajne stilin e tyre të jetesës, ne fshatrat ku jetojnë dhe natyrën për rethe.
Pyjet përbëjnë një atraksion mjaft të madh per zhvillimin e ekoturizmit bazuar në funksionet si ekosisteme komplekse përmes llojshmërisë/biodiversitet, përbërjes, shtrirjes dhe pozicionit që mbajnë në natyrë, larmisë së peizazheve dhe ngjyrave në vjeshtë, rëndësinë dhe mundësitë që ofrojnë si vendbanime për kafshët e egra, rregullimin e kushteve hidrologjike, ujërave, pastrimin e ajrit nga ndotjet përmes thithjes së dyoksidit të karbonit (CO2), dhe përfundimisht ndikojnë në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë të jetës.
Mbështetur në rolin shumë dimensional, pyjet duhet të menaxhohen në mënyrë të drejtë dhe të mençur në bazë të parimeve të menaxhimit të qëndrueshëm me qëllim që të ofrojnë shërbime të shumëfishta direkte dhe indirekte.
Mbi këtë bazë, institucionet, pronarët/perdoruesit e pyjeve, organizata të ndryshme të cilat merren me zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit, duhet t’i kushtojë rëndësi zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme në pyje dhe toka pyjore. Ekosistemet pyjore do të mundësojnë mirëmbajtjen dhe ruajtjen e shumëllojshmërisë së tyre biologjike (biodiversietit), prodhimtarinë, kapacitete ripërtëritëse, vitalitetin dhe potencialin e tyre, me qëllim që të përmbushin në vazhdimësi funksionet kryesore ekologjike, ekonomike dhe sociale, në nivel lokal, kombëtar.
Nevoja per bashkepunim dhe asistence teknike me organizatat nderkombetare per zhvillim.
Bashkësia ndërkombëtare, përmes organizatave dhe agjensive te tyre kane kontribuar në ndërtimin e nje mentalitetit te ri te shoqërisë, si ne ngritjen e kapaciteteve te strukturave vendore, për rritjen e efikasitetit te investime ne fushat zhvillimore, ndihmesa ne hartimin dhe zbatimin e ligjeve te njejte apo te peraferta me ato te BE, per miremenaxhimin e burimeve dhe menyren demokratike te qeverisëse se tyre etj.
Shume modele jane ngritur me ndihmen e organizatave nderkombetare per zhvillim, por ato kane akoma nevoje per mbeshtetje, per trajnime ne fusha te ndryshme me qellim rritjen e vleres se produktit ne te gjitha zingjirin e tij, marrjen e informacionit dhe te pervojes me te mire
Zbatimi i standardeve të BE-së, në zhvillimin agro-rural dhe pyjor, si dhe zbatimi i masave në Programet e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Instrumentit Evropian të Fqinjësisë.
Ne kushtet aktuale te zhvillit te keti sektori eshte e nevojshme;
Një transformim ekonomik me një vizion ekonomik te përbashkët, i cili duhet të përforcohet me rezerva (burime financiare dhe njerezore) dhe duhet t’i tejkalojë barrierat e çastit që i dalin në rrugë. Keshtu, zhvillimi i aktiviteteve me karakter jobujqesor do te jape ndikimin e vet ne flukset migratore dhe mjedisin e pergjithshem te biznesit ne te gjitha fushat, duke e bere lokalitetin me terheqes per sherbime te tjera, por edhe per vete njerezit. Te gjitha keto japin mundesi per te eksploruar disa hapesira tregtare bujqesore, si bimet mjekesore, mjalti, produkte te tjera te bletes, djatherat dhe e gjithe gama e zhvillimit te agroturizmit rural.