Kam më shumë se 32 vite që i kam shërbyer qytetit tim të Kavajës bashkë me familjen time në fusha të ndryshme të jetës, si në demokraci ,art ,kulturë,sport,bamirësi,etj.Familja ime është e vetmja familje që ka përkujtuar për 32 vite me rallë dëshmoret Indrit Cara dhe Josif Budo ku kemi krijuar dhe shum poezi për dy dëshmorët si dhe jemi e vetmja familje që kemi mbrojtur dhe përkujtuar demonstratën e parë të 25 marsit të vitit 1990 dhe ngjarjet e levizjëve demokratike që ndodhën në vitin 1990, në Kavajë.Për nder të demonstratës së parë të 25 marsit 1990 familja Rrugeja ka krijuar dhe shoqatën që mban të njëjtin emër” 25 marsin e vitit 1990″ .Shoqata jonë nuk është shoqatë partiake, pasi ne kemi dhënë vepra ku kemi protestuar si dhe kemi shkruajtur shkrime e poezi të shumta kundër partive motra .Ne jemi kundërshtarë të hapur të partive motra .Familja Rrugeja ka botuar 17 libra.Librat ia kemi dhuruar falës miqve dhe shoqërisë. Pes libra i përkasin ngjarjëve të lëvizjëve demokratike të vitit 1990, në Kavajë.Librat e tjerë flasin për Kosovën ,Çamërinë,Diktaturën,Parashqevi Simakun,Skëndërbeun,Nënë Terezën ,Adem Jasharin,etjera figura të çmuara të Shqipërisë.Kam folur në tv të shumta, por kam shkruajtur dhe në gazeta e rrjete sociale për ngjarjet e vitit 1990 në Kavajë duke kritikuar disa gazetarë,historjanë ,deputetë e njerëz të thjeshtë që kanë deformuar qëllimisht ngjarjet e vitit 1990 në Kavajë.Për të gjitha këto ndjehem krenarë dhe çdo gjë e kam bër me zemër dhe me buxhetin e familjes sime.Në librat e mijë jam munduar të nxjerr në pah pikat më kryesore të ngjarjëve të vitit 1990 në Kavajë dhe të familjes sime e cila e vuajti më shumë se kushdo tjetër diktaturën e egër komuniste për vitin 1990 .Librat i pata si obligim dhe ishte një përpjekje e madhe e imja për ti ardhur në ndihmë në radhë të parë popullit tim të Kavajës dhe mbarë shqiptarëve në mënyrë që të kuptojnë disa çeshtje themelore të asaj kohe, plagët e thella që kaloi vendi ynë për 45 vitë në diktaturën e eger komuniste.Vitet ikën një e nga një dhe historia e levizjes demokratike të vitit 1990 sa vjen e deformohet qëllimisht dhe ajo që është për të ardhur keq është se në vend të demonstratës së parë të 25 marsit 1990 ,dy partitë motra komuniste përkujtojnë si ditën e Kavajës 26 marsin 1990.Por kjo është për të qeshur , është estrad e paparë .Është estradë e paparë sepse vetë lideri i PD z Sai Berisha ,por dhe disa pushtetarë qendrorë dhe ato vendorë, disa historjanë e gazetarë të qytetit të Kavajës e Shqipërisë thojnë:”25 Marsi i vitit 1990 është demonstrata e parë e cila tundi themelet e diktaturës komuniste”.Por në memorjen e qytetarëve të Kavajës është dhe do të mbetet demonstrata e parë antikomuniste e 25 marsit 1990 e ndodhur në stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa -Partizani.Por më e çuditshme është se partitë motra festojnë 26 marsin, dhe 25 marsin për 32 vite e kanë poshtëruar duke e lënë në harresë.E keqja nuk ka fund sepse politika diktatoriale ka mfshehur kamerën e demonstratës së parë të 25 marsit 1990 e ndodhur në stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa -Partizani ,gjithashtu ka mfshehur dhe kamerën varrimit të dëshmorit të parë të demokracisë Shqiptare Josif Budo i cili u vra nga sambistët me 10 korrik të vitit 1990.Varrrimi i i tij u bë ditën e nesërme të 11 korrikut 1990.Varimi i dëshmorit të parë të demokracisë Shqiptarë Josif Budo ishte një nga varrimet më madhështore në Shqipëri.11 korriku ishte një ditë e zezë për të gjith qytetarët e Kavajës të cilët përcollën në banesën e fundit djalin e Kavajës,djalin e Shqipërisë ,dëshmorin e parë të demokracisë Shqiptare Josif Budon.Nëpër rrugët e qytetit qytetarët e Kavajës thërrisnin:Josifi është gjallë,Josifi është hero,Liri -Demokraci,Enver -Hitler etj.Në varreza turma heshti në nderim të Josifit dhe të vdekurve të tjerë .Tani Kavaja kishte një hero që nuk i përkiste vetëm Kavajës por gjith Shqipërisë.Gjaku që derdhi Josifi për liri dhe demokraci ,si dhe gjakun që derdhëm ne, në shkallët e stadiumit dhe në birucat enveriste për liri dhe demokraci shkoi dëm, sepse demokracia e vërtetë nuk erdhi kurrë në Shqipëri.Shqiptarët udhëhiqen nga këlyshët e enverit të cilët i hekin dita ditës nga një tullë levizjes demokratike të vitit 1990 në Kavajë.Por nga ana tjetër shoh dhe disa njerëz që gënjejnë ditën për diell.Ata në rrethe të ngushta apo në rrjete sociale nxjerrin fotografitë me dy gishta lart të muajit korrik të vitit 1990 e të muajve në vazhdim si dhe disa fotografi të mara nga fotoroporteri Francez ROUSSELET të mitingu i Berishës ai i datës 10 . 03 . 1992 , i zhvilluar në qendër të qytetit të Kavajës .Me formimin e partisë Demokratike nga komunistët që në dhjetorë të vitit 1990 gjithçka kish mbaruar në Kavajë.Dy gishtat lart në Kavajë i ngrinte dhe një fëmijë i vogël .Prandaj e them me bindjen më të madhe se ato pak persona gënjejnë veten e tyre duke thënë se janë fotografi të vitit 1989.Unë kam shkruajtur për vitin 1989 për punëtoret e poçerinës të cilët e ngritën zërin e tyre për probleme të shumta që kishin në ndërmarrje .Por në atë vit në asnjë çast nuk ka pas thirrje” Liri Demokraci “apo ngritje lart të dy gishtave. Thirrjet e para Liri- Demokraci,Enver -Hitler ,poshtë diktatura komuniste etj dhe dy gishtat lart për herë të parë në Shqipëri i kam ngrejtur unë Rexhep Rrugeja me 25 mars 1990 në stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa -Partizani, më pas dy gishtat lart i ka ngritur i gjith populli i Kavajës. Këtë njeh historija ,nuk njeh historia fotografi që i teket x apo y ku thojnë kjo foto është e vitit 1989 ?!Sepse në vitin 1989 nuk ka pasur demonstrata ne Kavajë.Ndërsa ngritja e dy gishtave lart dhe thirrjet Liri -Demokraci ,Enver- Hitler me 25 mars 1990,pati motiv.Në mëngjesin e ditës së diel të datës 25 mars 1990 në njësit tregtare u shpërndanë fletushka ku i bëhej thirrje popullit të Kavajës që me ndeshjen Besa- Partizani të gjith sportëdashësit të ngrihen me dy gishta lart dhe të thërrasin Liri- Demokraci etj etj .Për këtë qëllim unë dhe vëllai im Iliri jemi arrestuar e torturuar në mënyrën më çnjerëzore nga njerëz të lartë të pushtetit qendrorë që nga Zëvendës Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi ,Sazan Tare, Rexhep Kajosh etjer etjer, ku i lam birucat e enverit me gjak .Në birucë më kanë nxjerrur dhe kamerën e stadiumit .Gjatë torturave çnjerezore i lidhur duar e këmbe ku gjaku më rridhte te veshët e në të gjithë pjesët e trupit kam rënë disa herë pa ndjenja në dyshemenë e çimentos.Familja ime e vuajti më shumë se kushdo tjetër diktaturën e egër komuniste në Shqipëri në vitin 1990 .Atë ngjarje edhe sot e kam para syve.Në stadiumin Besa të Kavajës me 25 mars të vitit 1990 jam ngritur në këmbë me dy gishta lart duke thërritur për herë të parë në Shqipëri para bishës së egër komuniste Liri- Demokraci,Enver -Hitler etj.Bashkë me shokët kemi kënduar dhe këngë të rilindasve.Urrejtja kundër diktaturës komuniste ishte shum e madhe ,për këtë urrejtje kaq të madhe kam hipur disa herë te hekurat rrethues duke ngritur dy gishta lart e duke thërritur me zë të lartë Liri -Demokraci,Enver -Hitler etj.Në pistën e fushës ishte kameramani i cili filmonte gjithnjë në drejtimin tim.Shokët më thanë që të ulesha në vend pasi nuk ka ardhur momenti dhe goditën kameramanin disa here me gurë.Urrejtja kundër diktaturës komuniste nuk më linte të qetë dhe disa herë jam shkëputur nga shokët duke shkuar te hekurat rrethues dhe me dy gishta lart thërrisnja :Liri -Demokraci,Enver -Hitler,poshtë diktatura komuniste .Atë ditë ishin dy kamera .Një kamër e tvsh e cila ishte vendosur në tribunën qendrore dhe një kamër e sigurimit të shtetit e cila ishte në pistën e fushës përballë 20 -çëve.Pista e fushës ishte e mbushur me sambistë,operativë,sigurimsa ,policë,njerëz të lartë të pushtetit vendorë e qendrorë të ardhur nga Durrësi e Tirana.I veçuar nga grupi ishte Safet Beçerri i cili luante duart si dirigjent. Në stadiumin Besa ,unë ,Iliri bashkë me disa shokë jemi përleshur dhëmbë për dhëmbë me sambistët .Në momentin kur sambistët u futën në turmën tonë për të arrestuar Rexhep Rrugejën ,Ilir Rrugeja dha kushtrimin :”Shokë o sot o kurrë”.Sambistët arrestuan demokratin Ilir Rrugeja të cilin e torturuan në mënyrën më barbare para popullit të Kavajës . Rexhepi i shkoi në ndihmë disa herë vëllait të tij Ilirit por u bllokua nga grupi i shokëve.I vetmi që u fut në pistën e fushës për ti ardhur në ndihmë Ilirit ishte babai Ganiu ,por sambistet e torturuan dhe në sy të babait.Më pas ne hodhëm në pistën e fushës Artur Beun i cili u kap nga polici Ymer Xhafa të cilin e nxorri jashtë stadiumit.Në fund të ndeshjes qytetarët e Kavajës goditën me gurë punonjësit e gardës dhe policisë.Në darkën e 25 marsit arrestohet dhe Safet Beçerri i cili bashkë me të arrestuarin e parë Ilir Rrugejën u përcollën në Degën e Durrësit. Me 26 mars 1990 u arrestua nga i plotfuqishmi i lagjes Shaqir Hasalliu Rexhep Rrugeja i cili u torturua në mënyrën më çnjerēzore i lidhur duar e këmbë nga Zëvëndës Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi ,Sazan Tare e sigurimsa të tjerë.Atë ditë në orën 19 00 ,të darkës erdhën rreth 200-300 qytetarë të Kavajës të cilët kërkuan lirimin e shokëve të tyre.Thirjet e tyre ishin:”Lironi shokët tanë”,Rroftë Ramiz Alia poshtë dinastia e fjalë kundër Nexhmije Hoxhës.Protestuesit goditën me gurë duke thyer xhamat e policisë.Gurët erdhën deri të dhoma ku po torturohej demokrati Rexhep Rrugeja. Në çast në dhomën ku po torturohej Rexhep Rrugeja futet polici Ymer Sheshi i cili i tha Sazan Tares:Shef na mbytën si minjtë brenda,prandaj na jep urdhër të qëllojmë”.Sazan Tare i tha:Nuk më dhimbsen këta këlysha ku.. sh por nuk kam urdhër nga lart,kam urdhër të qëlloj vetëm për vetmbrojtje .Pas disa çastesh një pjesë e turmës së demonstruesve vërshoi në qendër të qytetit ku hodhën po të njejtat parrulla.Kur erdhën dritat demonstruesit u shpërndane . Atë ditë u arrestua dhe Selaudin Cara.Natën e 26 marsit 1990,Rexhep Rrugeja dhe Selaudin Cara u përcollën në Degën e Durrësit. Me 29 mars 1990, mbarë populli i Kavajës përkrahu familjen Rrugeja .Për Ilirin flitej se ka vdekur nën tortura ,ndërsa Rexhepit nga torturat çnjerëzore i kishte rënë disa herë të fikët dhe mbahej nën kurimin e mjekut në një nga dhomat e birucave të Durrësit .Pes ditë me rrallë familja Rrugeja priti popullin mrekullueshëm të Kavajës . Kristaq Totulani,Azem Mullaliu dhe Galip Dauti mblodhën një sasi parash në Fabrikën e Qelq Xhamit.Paratë i solli në shtëpin e Ganiut Kristaq Totulani dhe Mustafa Rrugeja.Ganiu nuk i pranoj parat ,por Kristaqi këmbënguli duke i thënë: Këto para nuk kthehen më mrapsh .Në fund Ganiu pranoi. Në familjen Rrugeja vjen Agron Tafa me stafin drejtues të tij duke i bërë presjon familjes Rrugeja.Rexhep Rrugeja pas tri arrestimeve me tre ditë,gjithsej 09 ditë ,është thirrur disa herë në gjykim të lirë te Kristaq Andoni ,Pluton Bilibashi, Ilir Çani etjer dhe disa herë te Agron Tafa ku në një rast është percjellur me shoferin e Gozhdë Bulonave Çet Llulla dhe në pranin e tij ka qenë dhe drejtori Sali Vogli.Iliri u dënua dy herë ku burgjet i kreu në Degën e Durrësit ,në Kaush të Tiranës dhe në Tërnovë të Peshkopisë.Me familjen Rrugeja është marë pjesa më e madhe e pushtetit qëndrorë që nga : Hekuran Isai Ministri i Brendshem ,Muho Asllani ,Zylyftar Ramizi e derim te Ramiz Alia ku familja Rrugeja përmendet në mbledhjen e Komitetit Qendrorë . Vuajtjet e mija ishin dhe kur shkonja në Tërnove të Peshkopise .Ato ishin vuajtje shpirtërore ,ekonomike si dhe lodhje e paparë ku do ecja mes maleve me dëbore rreth 5-6 orë në këmbë me 50-60 kg ushqime në krah duke çarë dhe 1m dëborë ku hera herës mu donte të tërhekja dhe nënën time e cila kërkonte patjetër të takonte birin e saj .Her kaloja nga Qafa e Bullit ku merja rrugën e burgut të Batrës pasi kaloja Burgun e Batrës do ecja dhe 2-3 orë të tjera e më pas arrinja në burgun e Tërnovës. Her, herë ,kalonja nga Bulqiza në Fush Bulqizë dhe merja kthesën duke marë rrugën drejt Burgut të Tërnovës.Fshatarët që hapnin rrugën e dëborës për të kaluar makinat me mineral dhe për të kaluar këmbësorët nuk na flisnin me gojë, pasi na quanin armiq.Në burgun e Tërrnovës ishin policë dhe oficerë të Burgut të Qafë Barit,si Beqir Vraneci etj .Ata i torturonin të dënuarit duke i kërkuar me çdo kusht të bënin normën në mininerë. Në burg për të takuar vëllaun tim Ilirin shkonja dy her ne muaj .Por edhe sot që kanë kaluar 33 vite afërsisht nuk i harroj kurre ato tortura çnjerezore që ranë mbi trupin tim e të vëllait tim, ku fal vetëm të madhit Zot jemi gjallë .Nuk mundem kurrë të harroj vuajtjet e nënës sime, vajtimet dhe rënkimet e saja nëpër rrugët e policisë së Kavajës, Degës së Durrësit,Kaushit të Tiranës ,Tërnovës, sidomos javën e fundit të muajit mars të vitit 1990 ku nuk e dinte nese i kishte gjallë djemtë apo të vdekur.Nuk i harroj kurrë vuajtjet e babait tim ku shihte trupin e djemve të nxirë e të gjakosur .Babai im u gëzua shumë kur priti një popull të tëre në familjen e tij, por ai u vra në shpirtë ku shum qytetarë e pyesnin për djemtë nëse i kishte parë apo jo.Nuk mundem kurrë të harroj vuajtjet e motrës sime e cila përveç vuajtjeve shpirtërore që kishte për dy vëllezërit e saj të cilët nuk e dinte nëse i kishte gjallë apo vdekur priti me lot në sy nënat dhe motrat e qylymave dhe gjith nënat e motrat kavajse.Nuk mundem kurrë të harroj dhe përbuzjet dhe kërcënimet e xhelatëve dhe pushtetarëve ku shpesh na thonin armiq të popullit ,mos të shoh më të mi ngresh dy gishtat lart se do ti pres dy gishtat ,mos i ngre dy gishtat lart se të piu e zeza ,ul kokën e puno,kur të thërrasim ne do vish sërisht këtu .Kush ju shtyu ju të shanit qeverinë,kush është organizatori juaj , etj ,etj .Më vjen keq që një pjesë e vogël e njerëzve kërkojnë të marin atë që sështë e tyre duke thënë gënjeshtra, se fotot me dy gishta lart janë të vitit 1989 ,ku në fakt në vitin 1989 nuk kishte demonstrata.Demonstrata e parë është 25 marsi i vitit 1990 e zhvilluar në stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa -Partizani ku protogonistë ishin disa të rinj Kavajës me protogonistë kryesorë vëllezërit Rrugeja.Simboli i dy gishtave ka vetëm një emër:-“Dy gishtat lart për herë të parë në Shqipëri janë ngritur nga Rexhep Rrugeja me 25 mars 1990 në stadiumin Besa të Kavajës,më pas nga i gjith populli i Kavajës”.Në Shqipëri fotografi me dy gishta lart pas 25 marsit 1990 e në ditët në vazhdim janë fotografi ku cilido person i ka bërë dhe i bën për motive të ndryshme.Burrëria dhe trimëria ishte në kohën e diktaturës komuniste ku nuk guxonte njeri të shprehte hapur fjalët :Liri -Demokraci,Enver Hitler,poshtë diktatura komuniste dhe të ngrinte gishtat lart para bishës së egër komuniste .Këtë gjë e bëra unë e më pas i gjith populli i Kavajës.Tani për çudi një pjesë e njerëzve bëjnë unin pa fakte?! Por gënjejnë veten .Rexhep Rrugeja për dy gishtat lart dhe për fjalët Liri- Demokraci ,Enver- Hitler ,Poshtë diktatura komuniste u arrestua dhe u torturua për vdekje.Falenderoj të madhin Zot që jam gjallë dhe mbar popullin e Kavajes për mbështetjen e fuqishme që i dha familjes Rrugeja në ato ditë të vështira.Kavaja është Lokomotiva e Demokracisë Shqiptare.Jam i gatshëm të përbadhem me çdo person për çfar kam shkruajtur.Me respekte për lexuesin Rexhep Rrugeja.10.12.2022.