Babai im ishte burre e trim
Per jeten e prinderit tim
Po e shkruaj kete poezi,
Eshte rritur pa vellezer e motra
I rritur si i vetmi femije.
Jeta e tij ishte veshtire
I rritur si vetmi djale,
Ishte krijese e perendise
Zoti e ka fale.
Ne epoken e tij jetesore
I rritur si person analfabet,
Ne kohen e tij nuk kishte
shkolla shqipe
Per te mesuar shkrim-leximin vete.
Ishte nje prinder i ndershem e bujar
i lindur ne fshatin e bukur Zhabar,
Emri i tij nuk harrohet
Gezon respekt nder fshatare.
Babai yne,fshatar i vyer
Ka rritur tete femije,
Te gjithe jetojne te lumtur
Krenohen me emrin e tij.
Prinderi yne me virtytet e tij
burrerore
Fjala e tij me vlere e karakter,
Ne bijte e bijat e tij
E nderojme emrin e tij perhere.
29 janar.2018,Mitrovice
“”””””””””””””””
Me ty krenoheni moter je
me zemer bujare
T’i zonje e nderuar
Je nje nene e vertete
Ti ke rritur shume femije
Deri ne numrin tete.
Si eshte e munder moter
Kete jete disi e kalove
Keshtu te kaloi jeta
Bijat nuk i harrove.
Ti moter e nderuar
E ke nje zemer guri
Fjala e jote peshon
Si nje fjale burri.
Ato vite te jetes
I kalove ne fshat
Jeta ka qene e lumtur
Shpresa eshte gjate.
Ne kete kohe jeton bukur
Ne vitet e pleqerise
Kjo bote s’eshte e askujt
Vetem jete e rinise!
“”””””””””””””””””””””
Agim Ramadani,simbol i
atdheut dhe i lirise
Epopeja e Ushtrise Clirimtare
Dha shume figura historike
Nder ta eshte komandanti,
Agim Ramadani
Hero kombetar me vlera
patriotike.
Lufta heroike e lufetareve
Per Kosoven tone clirimtare
E sakrifikoi jeten Agim Ramadani
Ne betejen e pergjakshme ne
Koshare.
Ky strateg i larte ushtarak
Me figure te ndritur kombetare
Epopeja e lavdishme e UCK-se
Eshte epoke e re e historise
shqiptare.
Per kete vizionar eshte ngritur
nje shtatore
Ne Gjilan para teatrit kombetar
Emri i tij eshte figure historike
Hero i madh i kombitt shqiptar.