14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Ribotoje Gjin Musa

Mund të jetë një imazh i 1 person

 

Eshte kenaqesi te ribotoj kete intervist te ish ambasadorit CLIRIM CEPANI,PATA FATIN E MIRE TA NJIFJA ATY PAS VITEVE 80.AMBASADORI CEPANI Sì BASHKU ME NJI GRUP DIPLOMATESH KISHIN ARDHUR NE ORIKUM TE VLORES PER TE BERE STAZHIN E PARTIS.

JETONIN NE MESIN E AKSIONISTEVE TE ARDHURE NGA TE GJITHE KRAHINAT E VENDIT,PUNOHEJE PER MBJEDHJEN E AGRUMEVE NE TARACAT E BREGDETIT TE ORIKUMIT.ISHTE NJI NJERI I DASHUR DHE MJAFTE KOMUNIKATIV EDHE PSE NGA NE SHIFEJE SI NJI NJERI I “SHEJTE” ISHTE AMBASADOR MOS GABOJE NE ATO VITE NE ALGJERI.E KAME KUJTUAR ME SHUME RESPEKT JO SI DIPLOMAT PO SI NJI BURRE I VLERAVE. UNE ISHA I NGARKUAR ME DETYREN E KOMISARIT NE AKSIONIN E RINIS NE ORIKUM TE VLORES.   Gjin Musa gazetar.

 

Ish-ambasadori i Shqiperis ne Kube:ç’me tha FIDEL KASTRO per rakin e Skraparit.

 

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë, Çlirim Çepani, rrëfen marrëdhëniet e tij me Fidel Kastron, takimet me të, dhe bisedat për çështje të ndryshme. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Çepani zbulon momente nga bisedat me Fidel Kastron, mënyrën sesi ai e njihte Shqipërinë, dhe vizionin e tij për botën.ambasador kuvbe shqi[tar

Çepani thotë se Fidel Castro ishte një person pa komplekse, i cili kishte marrëdhënie me të gjitha shtetet e botës, me përjashtim të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA pas problemit me Karaibet.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë thotë se Kastro gëzonte një popullaritet të madh, duke qenë se kishte ëndrrat e veta si idealist që ishte. Edhe pse një diktator për 50 vjet në Kubë, ai ka pasur edhe pikëpamje liberale brenda vendit dhe në raportet me ndërkombëtarët.

Duke rrëfyer një moment nga një nga takimet me Fidel Kastron, Çepani tregon se çfarë i ka thënë ai për Nënë Terezën.

“Ju keni Nënë Terezën. Unë Nënë Terezën e kam mike. E kam pritur dy-tre herë në Havanë dhe i kam krijuar kushte për të realizuar misionin e saj”, është shprehur Kastro.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë tregon edhe një moment tjetër ku gjatë një takimi, i ka ofruar Fidel Kastros bakllava shqiptare dhe raki Skrapari.

BISEDA E PLOTE NE NEWS24

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare ish-presidenti i Kubës, Fidel Kastro, njëkohësisht lideri i revolucionit komunist. Si e njihni?
Fidel kastro në realitet ishte një nga figurat emblematike të shek.XX. Një figurë kontroverse. Dhe një figurë me një popullaritet tepër të madh, në veçanti në Amerikën Latine, sepse ishte kontinenti që u përfshi nën influencën e ideve të tij. Dhe me një influencë tepër të madhe, në gjithë botën, në veçanti edhe në Afrikë, ku ai kreu një veprimtari të gjerë, ndihmoi lëvizjet për pavarësi në atë kohë, duke filluar në Angola, Namibia, Afrika e Jugut. Ishte një nga përkrahësit kryesorë të Mandelës. Jehona dhe veprimtaria e tij pothuaj përfshin gjithë botën. Ka qenë një nga liderët kryesorë të lëvizjes së vendeve të paangazhuara, të lëvizjes Bota e Tretë. Ishte një person që në këtë drejtim të zhvillimit të diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare ishte pa komplekse. Kishte marrëdhënie absolute me të gjithë shtetet e botës, me përjashtim kuptohet të kaq viteve bllokadë me SHBA, mbas konfliktit të Karaibeve. Ç’është e vërteta edhe brenda vendit po të bëjmë një analizë të figurës së Fidel Kastros është një figurë me popullaritet të madh, sepse realisht në disa fusha, pavarësisht se është lideri që sundoi mbi 50 vjet, një nga liderët me një kohëzgjatje më të madhe në botë, që kishte gabimet e tij kuptohet, që vinin si rezultat i ideve dhe i sistemit që u vendos mbas revolucionit kuban; por njëkohësisht ai ishte një njeri që la gjurmë. Ai la gjurmë si në vendin e vet, edhe në kontinent, në vendet latino-amerikane dhe në vendet e tjera. Në diplomaci dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare shpeshherë ngatërrojmë çështjet ideoligjoke me çështjet e lidershipit dhe të jehonës që ka figura apo personaliteti i një lideri në botë. Këto janë gjëra të ndryshme, pavarësisht se lidhen me njëra-tjetrën.Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë Çlirim Çepani: Si e njoh Fidel Kastron  dhe ç'më tha për rakinë e Skraparit - Lajme.al

Ai vërtet përqafoi pas revolucionit kuban një rend socialist, por në fund të fundit kishte pikëpamjet e veta, kishte rrugën e vet, pikëpamjet e veta idealiste bashkë me Che Guevarën për të realizuar disa ëndrra që realisht në disa drejtime dështuan, por në shumë vende influencuan direkt në jetën politike dhe shoqërore të atyre vendeve. Vërtet ishte një diktator 50 vite në jetën politike, që e mbajti pushtetin të padiskutueshëm, sepse ai kishte të tre postet gjatë gjithë periudhës. Ishte president i vendit, sekretar i pare i komitetit qendror të Partisë Komuniste të Kubës, ishte edhe kryeministër i vendit. Pra kishte një autoritet absolut. Por në shumë aspekte, pavarësisht se u hoq si idhull, i ndërtimit socialist, të teorisë së tij, por ai në fakt ka patur edhe shumë pikëpamje liberale. Edhe brenda vendit, edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndryshe nga shumë vende të tjera të ish-kampit socialist që ishte në atë kohë. Në rast se ne e krahasojmë me vendin tonë, këtu diktatura ka qenë më e ashpër në shumë aspekte. Fideli ishte më shumë liberal në shumë aspekte të tjera. Për shembull ai nuk e ndaloi fenë, ai i la rrugë të lirë fesë katolike. Përkundrazi kishte marrëdhënie tepër të mira me ta. Në fushën e artit dhe të kulturës ishte liberal, ka nga muzetë abstraksioniste më të famshme në botë në Havanë. Në atë kohë në vendin tonë dënoheshe për një poezi ose roman.

Në drejtim të luftës së klasave, ai vërtet ishte një lider autoritar apo diktatorial në kuptimin e pushtetit politik, por luftën e klasave nuk e zgjeronte siç ndodhi në Shqipëri apo vende të tjera, që përfshinte familjen, vëllezërit, fisin, dënimi i tij. Teoria e tij ishte, unë e kam marrë pushtetin, por më shërbeve do të shërbej, po dole kundër meje do të të fus në burg. Edhe në drejtim të fshatit, kolektivizimit, po edhe në drejtim të shumë aspekteve të tjera, ishte ndryshe. Për jetën personale, familjare, të pronës private. Psh edhe në fshat 50 % e pronës u kolektivizua, dhe nuk ndërhynte në jetën private siç u bë ferrë në shumë vende të socializmit. Këto aspekte liberale rridhnin duket edhe nga edukimi i tij, pasi ai ishte një bir milioneri, latifondisti spanjoll. Ishte i shkolluar në perëndim, jurist, shkoi në Meksikë për fakulteti e Mjekësisë. Bota e tij komplekse reflektohej edhe në personalitetin e tij. Ndaj për mendimin tim është një figurë botërore kontraverse që ka bërë jehonë dhe ka lënë gjurmët e tij në tërë vendet e botës.Shkurt e Shqip: Çlirim Çepani, takimet e mia me Fidel Kastron, Mandelën  etj… - YouTube

Si ishte Fidel Kastro nga afër? Sa herë mund ta takonte ambasadori i Shqipërisë në Havana Fidelin? Ne kemi foto që është në internet vizita e ministrit të Jashtëm në atë kohë, dhjetori i vitit ’90, pikërisht në momentin kur në Shqipëri po binte regjimi. Ju ishit atje ambasador. Fidel Kastro ka ardhur në ambasadën tonë apo jo?
Ka ardhur në 12 dhjetor 1990 në rezidencën tonë në Havanë dhe ka qëndruar mbi tre orë. Unë gjatë kohës time 5-vjeçare në Havanë kam pasur marrëdhënie të vazhdueshme me liderët kryesore, por në veçanti me Fidelin jam takuar disa herë. Por takimi më interesant dhe më i gjatë ka qenë kur erdhi në rezidencën tonë ku biseduam gjerë e gjatë për shumë gjëra.

Për çfarë për shembull? Mund të na zbuloni për çfarë biseduat? Si ishte ai në biseda të tilla?
Ai u interesua për Shqipërinë. Pyeti për turizmin, energjinë, bujqësinë. Kishte njohuri për historinë, shprehte respekt për popullin shqiptar si popull i vogël, por trim, që ka luftuar për liri e pavarësi. Nuk u fut farë në çështje ideologjike, për çështje të marksizëm-leninizmit, apo çështje të partive, pasi nuk kishte marrëdhënie të dy partive, në atë kohë, pasi ishin prishur në atë kohë. Në kohën e ndërhyrjes në Afrikë të trupave të Fidelit, mbi 100 mijë ushtarë, atëherë Enver Hoxha e akuzoi si mercenar të Rusëve, në fakt ai tha “unë nuk kam të bëj fare me rusët, unë kam të bëj me përkrahjen e njerëzve me ngjyrë, me përkrahjen e gjithë popujve afrikanë”. Kastro foli për Nënë Terezën. Tha “ju keni një personalitet të madh që shpreh karakteristikat e popullit shqiptar, Nënë Terezën, të cilën unë e kam mike. E kam pritur tre herë në Havanë dhe i kam hapur të tëra dyert i kam krijuar të gjitha lehtësitë për misionin e saj”.lorenzetto è un rompicoglioni inarrivabile'', l'affettuoso articolo di  francesco specchia - Media e Tv

Ka qëndruar tre orë në këtë takim…
Jo vetëm ka qëndruar 3 orë, por jashtë çdo protokolli. Kjo nuk kishte bërë vaki në asnjë ambasadë të huaj në Havanë. Ai piu edhe dy gota raki, dhe një bakllava shqiptare të ofruar nga ana ime. Ma kishte derguar babai nga Skrapari, një shishe raki, e pahapur, dhe kur u ulëm unë i thashë bashkëshortes të na e sillte. Ai e provoi dhe më pyeti se çfarë është. I shpjegova që bëhet nga rrushi dhe është shumë e mirë. Më tha “kemi bërë edhe ne një lloj rakie në Spanjë, kjo qenka akoma më e mirë”. Kastro kishte humor, dhe ishte shumë i kujdesshëm në veprimet që bënte. Ai doktori dhe shoqëruesi që rrinte nga pas bëri sikur fshiu tavolinën dhe hoqi shishen, për ta kontrolluar, pasi atij i ishin bërë rreth 600 atentate të dështuara, dhe nuk pinte asnjë lloj pije nëpër pritje. Ai bëri sikur nuk e pa, por pas 2-3 minutash u tha silleni atë shishen. Dhe më tha mbushe edhe nga njëherë, për të vërtetuar se kam ardhur vërtet në mënyrë miqësore.

Pra rakia jonë i pëlqeu. Po bakllavaja?
Bakllavaja i pëlqeu akoma më shumë, pasi ata si popull i kanë shumë qejf ëmbëlsirat. Plus që prodhojnë sheqerin. Në këtë takim ai kishte prurë pjesën dërrmuese të qeverisë, ministri i Jashtëm, i Tregtisë, i Financave, etj. Ishte i interesuar të kishte një zhvillim të marrëdhënieve në fushat specifike. Ç’është e vërteta në këto aspekte Kuba ka patur një zhvillim dhe një impenjim të madh. Personalisht Fideli ishte i impenjuar për turizmin, shëndetësinë, bio-teknologjinë, dhe fusha të tjera, dhe kërkojnë zhvillim. E pëlqeu bakllavanë dhe ua ofroi edhe ministrave. U detyruam të merrnim edhe një bakllava tjetër të nesërmen. I tha bashkëshortes sime, “jam i interesuar ta di si është bërë kjo ëmbëlsirë se qenka shumë e mirë. Do më dërgosh nesër recetën e gatimit”. Ai tregoi një nga hobet e veta, duke thënë “Unë gatuaj vetë në shtëpi”. Ia treguam edhe recetën pastaj. E gjithë biseda ishte shumë e ngrohtë dhe miqësore. Pati jehonë në gjithë trupin diplomatik, pasi Havana është një nga vendet ku ka ambasada më shumë se në çdo vend tjetër të botës, afër Uashingtonit, Moskës, apo vendeve të mëdha. Sepse vetë politika e tij ishte shumë e hapur, nuk kishte konture. Ishte pragmatik në këtë aspekt. Ai vetëm pushtetin politik, atë kishte të rëndësishëm që mos t’i prekej, po në anët e tjera kishte të gjitha llojet e marrëdhënieve.

Sa herë e keni takuar Fidel Kastron?
Unë e kam takuar shumë herë, mbi 10 herë, në pritje të ndryshme. Por edhe një rast tjetër ka qenë shumë interesant kur dha një darkë në Pallatin e Revolucionit me rastin e vizitës së Mandelës në Havanë. Kur doli nga burgu Mandela, vizitën e parë jashtë vendit e bëri në Havanë, për t’i dhënë falënderimet për ndihmë e madhe të dhënë në pavarësinë e Afrikës së Jugut, në përmbysjen e Apartejdit. Ai dha një pritje për këtë, dhe unë isha një nga diplomatët me të vjetër në Havanë në atë kohë. U takuam dhe më mbajti afër. Fideli i tha Mandelës: “E njeh Shqipërinë? Ky është ambasadori i Shqipërisë”. Kam dëgjuar tha ai, është një vend i vogël, trim. Pastaj tha “Shqipëria është Kuba e Adriatikut”. Dhe Fideli i tha “Edhe ne Jemi Shqipëria e Karaibeve”. Ai ishte një figurë që kontaktonte edhe me trupin diplomatik, me gazetarët e huaj, edhe me miqtë, pavarësisht pikëpamjeve të tij. Ai kishte miqësi me shkrimtarët, me Markezin, me gazetarë, diplomatë, udhëheqës të shteteve. Kishte miqësi të ngushtë edhe me Karterin, ish-presidentin amerikan. Ai kishte një kulturë perëndimore dhe kishte një rreth të gjerë miqsh. Kishte pikëpamje që nuk mund të shpjegohen nga ana ideologjike, ai kur erdhi për herë të parë në Europë, pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ishte mik me Miterranin. Ai ishte komunist në pikëpamjet e veta, por u zgjodh President Nderi i shoqatës së pronarëve më të mëdhenj të shampanjës në Francë. Ishte një figurë tepër interesante.lorenzetto-la verita' tira in ballo mattarella per una lite su capre e  maiali. perche'? va a saperlo - Media e Tv

A kishte shfaqur ai ndonjëherë interes për ta parë nga afër këtë Shqipërinë e vogël, por trime?
Gjatë kësaj vizite që bëri në Europë e hodhi indirekt idenë, por ngjarjet e ndodhura e bënë të pamundur.

Ju kishit informacion se çfarë po ndodhte në Tiranë?
Ne çdo ditë informoheshim për të gjitha zhvillimet. Por Fideli e kishte marrë lajmin para nesh. Ministri i Jashtëm në atë kohë, dy ditë përpara ishte nisur nga Tirana, dhe nuk kishte dijeni për shpalljen e pluralizmit. Ai e kishte marrë para nesh njoftimin, dhe kishte ambasadorë specialë që për ngjarje të rëndësishme i çonte në vende të ndryshëm të botës, taktikë që ne nuk e përdorim. Këtë taktikë e përdor Amerika, të gjithë shtetet e fuqishme, që për çështje konkrete, informacion, analize, dërgojnë përfaqësuesit e tyre në këto vende.

Jua tha Fidel Kastro këtë që ishte shpallur pluralizmi në Shqipëri?
Jo nuk na e tha, ishte shumë i kujdesshëm. Ai ishte jurist, i specializuar, ishte njeri me kulturë. Ai kishte një praktikë kontaktesh ndërkombëtare tepër të pasur me të gjitha vendet e botës, si të pasura, në zhvillim, apo vende të botës së tretë. Ai foli vetëm për çështje të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, dhe në çështje të zhvillimit të historisë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.