18.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Rifat Ismaili

DASHURI E PANJOHUR
Të kërkoj përmes vetmisë së qiejve të humbur
Dhe mbi krahë resh gjej butësinë e imazhit tënd.
Ka kohë që në ëndrrat e mia nuk je më ti
E nuk jam më as une, askush.
Veçse me dëshira jetoj që s’ mund ti përmbush.
“”””””””””””
KORTEZH MORTOR
Arkivolet ecin
Mbi duar njerëzish që vajtojnë.
Enden në ajër
Si shpendë antropomorfë!
Arkivolet mbushur me natë
Pastaj me dheun e rënde!
Dhe unë qirishuar tani
Me zemren hapur gropë!
“”””””””””””””””””””
DITËT QË S’ JETOJMË BASHKË
Miqve u shkruaj në mesnatë
Sepse në këtë orë jam me engjëjt.
Muaj të tërë harrimi i fshiva
S’ dua tia shtoj mundimet vetes.
Në botë kanë vrarë dashurinë
Me thikën e ndryshkur të injorancës.
Ndërsa veprat që doja idealisht
I kane mbyllur me çelës sirtareve.
Mallkuar errësira e kësaj nate
Që ndan në copa zemrën time.
A mund të jem sa duhet i nevojshëm
Për njerëzit dhe çka mbetet nga ditët?
Udhëtoj me patat e heshtura të vjeshtës
Që ngjajnë me heronj të rrjepur
Përkëdhel qenin që më vjen pas
Kamarieri im i vetëm.
Restauroj muret e portretet
Të vetmet viktima të miat.
Miqtë në rafte kujtese kane mbetur
Si librat që mbajnë erë vjetërsie.
Mallkuar vetmia e kësaj nate
Në heshtje u vë emra kukullave.
Kam bërë mik dhe hundë Pinokun
Në pyll shëtita me Shtatë Xhuxhët.
Me palaçot mbretërorē u deha
Dhe gjer vonë me ta kam kënduar
Largohu prej meje, natë e pashpirt
Ti vetmi, qofsh përherë e mallkuar!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.