Jo, më vjen keq që disa do ti zhgënjej, por nuk bëhet fjalë per Karnevalet e magjishme të Venecias, as per festat e gjalla e te bujshme te Rio de Janier-it. Nuk behet fjalë as per kohera te lashta, as per rite dioniziake, ku njerezit te maskuar, nje here ne vit leshoheshin ne krahet e epsheve dhe lirise se qejfit.
Nuk behet fjale as per ato maskat e bukura tërë finese e art qe ne ballot mbretërorë i vinin për të ruajtur identitetin, damat e bukura dhe kavalierët, as per ato maska qe behen gjithnje me shumë zell e perligjje nga zejtarët dhe u shiten turistëve nëper dyqanet me të hijshme nëper qytetet e artit.
Bëhet fjalë, për maskat e sotme, copa letrash apo stofrash, qè po na shoqërojne ne çdo hap qe hedhim, bile dhe brenda shtëpisë, dhe më duket se janë kthyer në një gjymtyre e trupit tonë prej vdekatarësh. Për këto maska që na ndajnë nga vetvetja, dhe relacionet sociale me njerez, dhe krijojne mure dyshimi dhe ftohtësie. Këto maska, qe atyre që i prodhojnë sot u kanë rëne florinjtë nga qielli. Për këto maska që na detyrojnë ti vemë, apo i vemë me deshirë, dhe më kujtojnë ata qentë e tërbuar që u vinin maska të tilla per të mos kafshuar njerëz. Për ne si njerëz, që kemi rënë në një rang me qentë.
Dikush, dikush, edhe kur të mbarojë kjo pandemi e mallkuar ,do vazhdojë ti mbajë si forcë zakoni, a ndoshta për modë, ku ta di une, mbase do fillojnë te behen koleksione siç ka koleksione për brekë, per kravata, për shishe e për tapa…
Kisha vendosur të mos e përdorja kurrë fjalën ” pandemi” në shkrimet e mia, po ja që nuk i rezistova dot tentacionit. Le që me kalimin e ditëve e muajve kjo fjalë po merr dhe ngjyrime poetike:” viti i pandemisë”, ” poeti dhe pandemia”,”çmim poetik në festivalin pandemik” dashuri ne kohë pandemie”…
E ç’ të them? Jetojmë një kohë pa kohë, jetojmë sikur të na kanë nxjerrë si kavie nga thesi i Pandorës. Jetojmë të përgjumur si zombi, kemi frikë nga vetja, dhe të tjerët i shohim si pêrbindesha ardhur nga honet e viset e largëta të përrallave e legjendave, per të na bërë keq e për të na asgjësuar.
Kjo varfëri shpirtërore po sjell gradualisht edhe varferi gjenetike, pas pak kohesh nuk do jemi me te afte te japim besim, as altruizëm, as dashuri.
Do jetojmë akullnajat e ditëve pa diell dhe ndjenja, dhe do të mbeshtillemi ne fshikëzen e vetmbrojtjes se ekzistences gjithnje e me shume.
Do të harrojmë fjalën ” Pëqafim”.
Do të harrojmë prekjen dhe si pasojë dhe fjalën ” Kontakt njerëzor” ose më thjeshtë Kontakt, Puqje, Takim!
Do të harrojmë fjalën ” Mik”, se gjithnjë e më shumë do mbetemi të vetmuar e pa miq.
Do të harrojmë fjalen ” Ndjenjë” se çdo çast e më shume do te kthehemi ne robotë e makineri të kurdisura.
Do të harrojmë fjalën, ” Besim” se gjithmonë e më pak do të kete besim.
Me këtë pandemi, dhe të tjerat qe priten se do vijne, siç thonë, do të jetojme nje jetë pa kuptim! Thjesht do jemi frymorë!
Jetojme ne nje shoqeri maskash, ne nje paradhomë ferri dantesk, dhe presim qe perendite( jo ata te Olimpit po perenditë e parase) të na gjykojne.
Mos u trembni, do ketë plot prej nesh qe do i dergojne ne parajse!