22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Rifat Ismaili

DIMRI
May be an image of Rifat Ismaili, qiell, coast dhe oqean
Dimri është një zemër e trishtimit
Por netët plot tinguj e shi
Thërrasin britma të forta dashurie.
Dimri është një sy i kozmosit
Ku depërtojnë drita të egra
Dhe instiktet flasin për veten
Siç flet një ditë me diell.
Heshtja më jep leksione vetmie
Fytyra jote, e dashur
Pikturohet mbi mur
Duke fshehur një mister…
Dimri është një kor i pambaruar
Ku peshq, njerëz, fantazma
Rrëzohen në një vallëzim të llahtarshëm
Me maskat që ua gris era…
Dimri është një këngë
Për jetën dhe vdekjen
Ku shqisat përhumbshëm bredhin
Mbi kuaj iluzionesh.
Asnjëri prej nesh s’mund të thotë
Sa pasqyra e mbulojnë dimrin.
24-11- 1995
“””””””””””””””””May be an image of Rifat Ismaili dhe E brendshme
PIKASO DHE GRUAJA PËRBALLË
E ulur në poltronën e mëndafshtë
Duart e piktorit ajo vështronte;
Tek mollëzat ai kishte ngjizjen e jetes,
Stisjen me ngjyrat dhe sekretin,
Dashurinë për gruan,
Sfiden ndaj të bukurës…
Damën e Pikasos shoh
Pas shume vitesh
E gjallë është ende
Veshur me dritë e mister
Me pasion dhe buzeqeshje.
Ah, sikur piktor të isha unë
Në ngjyra dhe në gjurmë të lija vetveten..
Çfarë do kisha dashur më shumë
Se ti bëja dashurisë sime portretin?
Sa do doja buzët t’ia puth
Me pak të kuqe prej gjaku ta lyeja
Fjalë dashurie ti shkruaja në trup;
” Ti do jesh gjithmonë e imja!”
Sa do doja flokët t’ia kreh,
Pa krehër por butë me penel
Tia bej herë blu , herë të verdhë
Si Pikaso ti jepja jete…
Do doja çdo centimetër të trupit të saj
Ta ndjeja brenda qenies sime
Ti jepja shkëlqim bukurisë së paparë
Si meteor të ndrisë nëpër qiej..
Sa do doja të isha piktor
Ta shpikja gruan ndër ëndërrime!
RIFAT ISMAILI
4- 1- 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.