17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Riza Çato

Edhe sot
1-Edhe sot u ngrita në të njëjtën orë,
në të njëjtën dhomë me dritare nga veriu.
Në rrugë një i njohur më përshëndeti me zor
dhe u largua sikur dheu e përpiu.
2-E njëjta kamariere ma solli kafen,
me po ata flokë,me po ata sy.
Vetëm që ishte veshur si stinë vere
dhe buzëkuqin me tepër se gri.
3-Edhe sot shëtita në të njëjtën rrugicë,
me flokët përpjetë të ngritur nga nata.
Një bufallaqe po e gdhente një picë
një lyps në dorë po numëronte ca qindarka.
4-Edhe sot dëshpërimi e puthi mëngjesin,
tek grindeshin në rrugë dy hajdutë.
Parat e vjedhura ua kishin grisur thesin,
Tek i ngjeshnin me këmbë në një skutë.
5-Edhe sot i njëjti qiell,
i njëjti mal e njëjta re.
E njëjta melodi me fyell,
Bën mirë ta dëgjosh,por s’ke nge.
6-Edhe sot boriet e makinave të njëjtin tingull,
të njëjtit shoferë e semaforë.
Unë prapë ngela tek i njëjti idhull,
Tek vetvetja që mëngjeset i përcjell me zor.
Riza Çato
“””””””””””””

I vetëm lëviz në Tiranë
1-I vetëm lëviz në Tiranë,
orar e pa orar.
Më duken njerëzit si të vrarë,
e vetja si i marrë.
2-I vetëm lëviz në Tiranë,
shumë herë eci dhe kot.
një vajzë e bukur si një Zanë,
më thotë u qelb kjo botë.
3-I vetëm lëviz në Tiranë,
nga do makina plot.
Shoferët gati të më hanë,
e thonë : Ç’është ky idiot !
4-I vetëm lëviz në Tiranë,
çdo shtyllë një diktator.
Ata që vranë,rrëmbyen,shanë,
sot mbretër pa oborr.
5-I vetëm lëviz në Tiranë,
kujtoj dhe ndonjë shok.
Sikur kam vrarë,kam bërë hatanë,
kam prerë me mijëra kokë.
6-I vetëm lëviz në Tiranë,
kujtoj dhe ndonjë mik.
Kanë ikur miqtë e s’di nga vanë,
o kanë nga mua frikë.
7-I vetëm lëviz në Tiranë,
i bie anë e mbanë.
S’e di me mua rrugët ç’kanë,
që shajnë fukaranë.
8-I vetëm lëviz në Tiranë,
e pi dhe një kafe.
E shikoj Dajtin për matanë ,
sikur ka rënë rrufe.
9-I vetëm lëviz në Tiranë,
e s’di sa do lëviz.
Një zë më thotë : Mbytu në Lanë!
Si zëri i qeverisë.
10-I vetëm lëviz në Tiranë,
pak diell nuk shikoj.
E nga të vete gjeç belanë,
nga të dashuroj ?!
11-I vetëm lëviz në Tiranë,
dikush me mua qesh.
Shumica shpesh zili më kanë,
kur zë e i përqesh.
12-I vetëm lëviz në Tiranë,
jo se s’kam shoqëri.
Është e copëtuar toka amë,
nuk gjej një ditë qetësi.
13-I vetëm lëviz në Tiranë
dhe thonë : Ky ka lajthitur !
E thonë të mos kem njeri pranë,
të ngelem duke pritur.
14-I vetëm lëviz në Tiranë,
e kam dhe unë një plan.
Tu them të gjallëve ku janë ,
s’ka burra ky vatan.
Riza Çato
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.