Të shesësh dhe të shkelësh mbi historinë, sakrificat e popullit dhe gjakun e tyre?
Të rrënosh cdo vlerë njerëzore dhe historike?
Të rrënosh dhe zbrazësh vendin tende?
Të zëvendësosh pushtimin e huaj me pushtimin e krimit?
Më i sinqertë do të ishte homazhi i nazistëve në varrezat e tyre, se sa homazhi i hipokritëve të kësaj politike.
Heronjtë janë pikerisht ata që n’a mungojnë sot, janë ndërgjegja jonë më e lartë kombëtare, janë yje frymëzimi për të arshmen, janë shembulli i sakrificës, janë vetë historia dhe lavdia.
Ata që vetëm i kanë marrë dhe po i marrin këtij vendi dhe këtij populli, bëjnë mirë të mos e qelbin me praninë e tyre hipokrite, vendbanimin e shenjtë të heronjve.