8.5 C
Tiranë
E hënë, 2 Mars 2026

Romeo Kara

Ping-pongu bajat dhe antishqiptar i politikes, pozite-opozite eshte shkaku real i pakenaqesise dhe i protestave, të cilat fatkeqesisht po i instrumentalizon tashme opozita.

Njerezit nuk mund të presin pambarimisht të shohin fitoret imagjinare te qeverise, e cila e ka humbur fare sensin e realitetit dhe guxon e flet vetem për të arshmen, pa u ndalur tek e sotmja skandaloze.
Askush, as vete qeveritaret, nuk kane shprese se do të behet me mire me kete qeveri dhe me ate qe ishte perpara saj. Ata qeverisin tashme vetem për hesap të tyre, të vetedijshem se nuk do të jene aty per shume kohe.
Vendosjen e drejtesise, nuk e deshiron asnje force politike, duke e ditur mire se jane objekt i padiskutueshem i saj.
E gjithe politika aktuale eshte e zhytur në llumin e korrupsionit dhe as qe e ka ndermend të dale vullnetarisht prej saj.
Ky fakt dhe mungesa e nje alternative të re të moralshme, zedhenese të drejtesise dhe progresit, e bejne akoma me të zymte tablone e realitetit.
Kupa eshte mbushur dhe si e tille cdo pike qe shtohet do të derdhet.
Gjendja ekonomike eshte shkaku i vertete i protestave, ndersa vrasja e Klodianit mjaftoi si ndezez.
Rendi nuk mbahet vetem me polici, nderkohe qe e gjithe ekonomia eshte kanalizuar tek nje grup oligarkesh, të cilet ngjasojne me tubat e HEC-eve, qe mbledhin kriminalisht të gjithe ujin e lumejve duke thare teresisht pellgun e ekosistemit.
Per me teper qe askush nuk e konsideron rishperndarjen e pasurise si opcion, edhe pse ka vite qe koha dhe situata ekonomike po e kerkon, sepse oligarket tashme i kane nen sqetull të dyja forcat e medha politike dhe sherbejne si cimentim i paktit mes tyre.

Prej 30-vitesh, Shqiperine e kane drejtuar burrecet, meskinet dhe dallaverexhinjte.

Kjo duhet të marre fund.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.