Jo rastesisht e kthyen “mjeshtrin” në drejtim të puneve të PD-se.
Sali Berisha e zoteron PD-në ashtu sic zoteron kepucet e veta, dhe sigurisht qe nuk i braktis bashkekusaret e tij.
Luli eshte thjesht Luli, nje puppet i dale boje i “kryemjeshtrit” Berisha.
Tani mungon qe në krye të PD-se të vije edhe Nuel Kalaj se bashku me Kastriot Ismailajn.
Nuk eshte çudi qe Nuelin t’a kene parapercaktuar si menaxher të të gjithe sistemit energjetik, kur PD t’i hype edhe njehere kalit të pushtetit.
Ja pra qe serish gjykata nuk e pa të arsyeshme, qe çeshtja CEZ të shkoje në gjykate.
Gjithesesi asnje prokurori apo gjykate nuk mund të thote se: procesi i privatizimit te OSSH-se ishte i rregullt, se nuk pati dem ekonomik dhe se nuk u favorizua CEZ-i.
Ky privatizim skandaloz, qe perfundoi në fiasko në janar 2013, kur u debua menaxhmenti CEZ, tentohet të shmanget me pseudoprocedure nga gjykimi kaq i shumepritur prej të gjithe shqiptareve.
Kjo nuk eshte nje perballje e zakonshme, por eshte nje perballje me sistemin.
I gjithe sistemi eshte bere bllok kundra drejtesise qe tenton të godase zullumet e pushtetit dhe ishpushtetit.
Me kete vendim, duhen hequr fare nga Kodi Penal veprat e vjedhjes, korrupsionit, shperdorimit të detyres, shkeljes se barazise neper tendera, influencimit të paligjshem, pastrimit të parave, mashtrimit etj.
Kjo Shqiperi nuk rregullohet pa vene drejtesine në shinat e saj, dhe kjo drejtesi nuk mund të veterregullohet pa u shkundur nga drejtesia direkte e sovranit.
Persa kohe do të vegjetojme në pandergjegjshmerine tone, në inaktivitetin dhe pasivitetin qe tregojme ndaj fateve tona, për aq kohe ne do të shijojme kete drejtesi dhe kete loje “mjeshterash”.
Ne nuk e njohim revolten ndaj padrejtesise qe eshte revolta e revoltave.
Kombet vitale jane provuar dhe rritur pikerisht në valen e ketyre lloj revoltash.
Institucionet e ketij shteti kane rene, ka rene drejtesia, politika, media dhe besimi, se ketu mund të kete drejtesi, progres dhe jete normale.
Drejtesia dhe politika e kane braktisur me kohe kete popull, prandaj ka ardhur koha qe ky popull t’a braktise perfundimisht kete politike dhe kete drejtesi.
Ky popull duhet t’a abandonoje kete drejtesi dhe kete politike.
Ky popull duhet të ringrihet sepse kete ia ka borxh historise, të kaluares, të tashmes, të ardhmes dhe vete Zotit.
Boll fjetet, merrni në dore fatin tuaj!
Kjo eshte zgjidhja e vetme.