QEPENI RA…
Rrezoi qepenin qielli
Henen vodhi,yjet fshehu
Ngado erresira sundoi
Si nate Bartolomeu.
C’po ndodh sonte?Kush vdiq?
Mos valle une pa kuptuar?
Tik-taku i ores gulcon
Ka kohe-thote-per te shkuar.
Shtrigat flokeleshuar
Me hedhin ne flake shuajne ne hi
Me lyejne,perlyejne,katran
Pelin me shtrojne te pi.
Me lidhin,zgidhin,shpojne,kafshojne
Zvarritem mbi gjemba e gure
Po rrugen se humba,kengen se ndala
Shpirtin se shita kurre.
S’ka humbur fuqine Kali Trojes
Shkaterrim parashikoi Kasandra.
E cmendura-thane-qeshen trojanet
Te dehur nga vera e paqja.
E vazhdon kalvarin tradhetia
Ndryshon vetem stili i vrasjes
Pa arme te presin bullcive
Te mbytin zhabat mocaleve.
Qepeni rra,sundoj erresira
Marrosur jam kete nate
Me plaget e mija qiellin do ndez
Ta djeg kalin e drunjte ne flake.

UDHET…
Udhet jane levizje dhe levizja eshte jete, e jeta eshta shpirt.
Udhet bashkojne,ndajne,krijojne pritjet,ikjet,ankthet,makthet.
Oh,sa shume flasin udhet dhe sa bukur kur ne mbarim te tyre te pret lumturia!
E mbas nje gjumi te kendshem te te mikloje floket rezja e ngrohte e diellit, te hapish syte e te shohish veshtrimin e dy syve paqtore buzeqeshja e te cileve te thote se jeta eshte e bukur!Provoni te udhetoni e do shihni se do te dashuroheni me udhet,ato jane jete…