2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Rozeta Kreste

 

Ene bosh jam.S’ka mbetur asnje pike uje per te lagur buzet qe te fershellej e te sjell tek ju nje tingull e te deshmoj qe rroj.Oh tingujt jane kenge,jane zemra,jane dashuri.I pari erdhi tingulli pastaj fjala e pastaj ndjenja qe na pushton rrenqeth e na jep emrin njeri.Sepse kenget jane njerez mbajne brenda jeten.Jeni ju,mesazhet tuaja ushqimi i shpirtit e vargut tim.Oh.perveluese kjo nate korriku ku yjet dalldisen e mbyten ne pellgje ku shpirti dergjet e ndjenja fshihet.Oh,nje pike uje ju lutem,nje pike sa te nis kenge e te vras vdekjen…Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, oqean, qiell, jashtë, natyrë dhe ujë

QIELLI TE PERFLAKET
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, pemë dhe jashtë
Ku je sonte?Nata eshte e bardhe,
Rreshqasin yjet qoshk me qoshk,
Hajde ti mbledhim si ne perralle
Te ngreme nje pallat e te ndihemi Zot.
Nje grusht ta bejme kurore neper floke
Nje grusht tjeter ta vendosim ne balle,
Henen ta zbresim ta bejme balone
Ta ndryshojme historine e karoces me kale.
Ne shtepine e zotit te marrim bekimin,
Qielli te perflaket kete nate
Endrat ti bejme zhgjendra sa s’ka ardhur agimi
Qe diten te sjelle e yjet ti shuaje…
“”””””””””””””
NEN LEKUREN TIME
Nen lekuren time
Ecen koha, mendimi,
Dielli,shiu,puthjet,zhgenjimi.
Nen lekuren time
Fshihet casti,koha,jeta,
Endra e nje nate,
Busull ka qene shpresa.
Nen lekuren time
Nje jete e nderthurur,
Rrahjet e nje zemre
I ndiej vetem une,
Roman i pa shkrur
Deshmi e viteve
Humbjet,fitoret,ditet,netet
Endrat e prera,
Dashurite e pa lindura,
Dashurite e vdekura,
Nje shpirt qe dhemb e tkuret
Prape syte i mban nga jeta!
Nen lekuren time
Zjejne deshirat,
Betejat,humbjet,fitoret,
Plaget e pa thara
Mare pabesisht nga miqte,
Ate qe s’ma bene armiqte.
Nen lekuren time
Prita stuhite
I mposhta,mbolla lule
Aty kane shtepine dashurite
Aty dielli do te ndrite…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.