Ingranazhe të ndryshkura
me dhëmbë të thyer…
bëjnë që të lëvizë bota.
Dhe bota… mezi lëviz.
Prej tronditjesh të mëdha ,
gjithnjë e rrezikuar.
Tronditje….
Që shumë shtrënjt duhen paguar.
Me jetë njerëzish të pafajshëm.
Me lumenj gjaku të kulluar.
Jeta e njerëzimit….
Varur në fije të perit.
Në mëshirën e Tomit
e të Xherit.
Për njerëzimin….vajmedet.
Nëse shëndetin mendor e humbet.
Tomi…..ose Xheri.
e prej tyre…..këputet peri.
Për fat të keq ,
kjo punë po shkon për dreq.
Se Tomi….
Dhe ndonjëherë dhe Xheri ,
nuk janë dhe aq mirë.
Mos o zot…..na ruaj ti
vetëm tek ti , kërkojmë mëshirë.
Mars , 2018
Rrahim Billa / Albania.
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)
………..Dhe më në fund , Tomi u çmend dhe ka të ngjarë të këpusë perin…. E nëse se bën Tomi , i sëmurë është dhe Xheri…..
Prisni kur të çmendet , se patjetër do këputur peri…..
Po Këshilli i Sigurimit , për çfarë sigurimi flet?!…kur veto është në lojë dhe kur ka patur edhe preçedentë të mëparshëm……
STOP LUFTËS!
LERINI POPUJT TË VENDOSIN VETË PËR FATET E TYRE!
LE TË LUTEMI TË GJITHË PËR POPULLIN HEROIK E PEQEDASHËS TË UKRAINËS!
ZOTI JU DHASHTË FORCË , TË MBROJNË LIRINË E SOVRANITETIN E ATDHEUT TË TYRE!