9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Rrahim Billa

Në fije të perit.

Ingranazhe të ndryshkura
me dhëmbë të thyer…
bëjnë që të lëvizë bota.
Dhe bota… mezi lëviz.
Prej tronditjesh të mëdha ,
gjithnjë e rrezikuar.
Tronditje….
Që shumë shtrënjt duhen paguar.
Me jetë njerëzish të pafajshëm.
Me lumenj gjaku të kulluar.
Jeta e njerëzimit….
Varur në fije të perit.
Në mëshirën e Tomit
e të Xherit.
Për njerëzimin….vajmedet.
Nëse shëndetin mendor e humbet.
Tomi…..ose Xheri.
e prej tyre…..këputet peri.
Për fat të keq ,
kjo punë po shkon për dreq.
Se Tomi….
Dhe ndonjëherë dhe Xheri ,
nuk janë dhe aq mirë.
Mos o zot…..na ruaj ti
vetëm tek ti , kërkojmë mëshirë.

Rrahim Billa

“””””””””””””””””””

Në botën e poetëve
O njerëz… nëse ju deshironi
Në botën e poetëve , ejani të jetoni
Botë plot shkëlqim , është një tjetër botë
Parajsa nga qielli , e zbritur në tokë
Por fjalët e mia , ju mos i besoni
Në botën e poetëve , futuni…shikoni
Poetët s’i pëfillni , ndaj dhe nuk i njihni
Dhe botën e tyre , as ëndërr se shihni
Bota ku jetoni , fort duhet shkundur
Vlerat njerëzore , pak nga pak…humbur
Kaq shumë vuajtje , kaq shumë padrejtësi
Shekujt ecin tutje , ju prapë n’skllavëri
Veç për vampirët , kjo botë është e mirë
Se me gjakun tuaj, plotësojnë çdo deshirë
Pasuritë e botës , ata kanë në duar
Vazhdojnë t’ju pijnë gjakun e s’kanë të pushuar
Thua janë perëndi , a të zbritur prej qielli
Pa pëlqim të tyre , as dritë nuk bën dielli
Por nuk ju vë faj , të tillë kanë zanatin
Kush pranon skllavëri , vetë e shkelmon fatin
Poetët s’pranojnë , prangosje…skllavëri
Fluturojnë lartësive , në qiell…në liri
Porsi Prometeu , luftojnë të paepur
Dhe pse rrezikojnë e në flakë janë djegur
Ata janë të qartë , si drita e diellit
Se bota e tyre , është parajsë prej qiellit
Botë ku nuk kanë vend , luftërat… padrejtësitë
As vampirë e monstra , me gjithë ligësitë

Për të gjithë njësoj , jeta është e çmuar

Bota buhet shkundur…prej llumit , pastruar

Kur për të gjithë njerëzit , jeta është pranverë

Është botë e poetëve , që lulëzon përherë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.