9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Rrahman Xhaferllari.

DADA TONIA

Rekuem per nje njeri te mire.

Perfundova shkollen e larte ushtarake dhe u emerova oficer ne aerodromin e Zadrimes. Ashtu si edhe ne ai ishte nje aerodrom i ri i cili sapo kishte perfunduar se ndertuari, ndersa ne kuadro te porsa emeruar. E nisem punen me endrra per te ardhmen. Te rinj ne nje repart te ri. Krahas deshires dhe vullnetit per pune, tek une po kultivohej dhe deshira per te shkruar. Gjate viteve te shkolles kisha botuar disa poezi dhe tregime per femije ne faqet e shtypit te shkruar te kohes.
Mes dy pistave, asaj kryesore dhe te ngritjes urgjente ndodheshin disa ndertesa nje kateshe, te cilat sherbenin per aktivitetet e ndryshme te banoreve te zones. Mes tyre dallohej dukshem edhe tabela e nje librarie te vogel, por e sistemuar bukur nga brenda. Ne raftet e saj gjeje libra me tituj te ndryshem. Ajo ishte nder te parat objekte qe u vizitua nga ana jone. Te rinj me deshiren e madhe per te lexuar. Pas banakut rrinte gjithmone per te sherbyer nje grua shtatlarte e me tipare fisnike e burrerore. Ajo ishte nene Tonia ( apo si i therrisnin Dada Tonia), punonjesja e librarise. E qeshur dhe e shkathet, e gateshme per te sherbyer ne cdo cast. Me te u njohem dhe u miqesuam shume shpejt. Na sherbente me dashuri e gateshme per te gjetur ne cdo kohe titujt e librave qe kerkonim te beheshin tonat.
Shpesh me Dada Tonen kam diskutuar e per krijimet e mia te reja duke u bere ajo lexuesja e kritikja e pare e tyre. Nje djale i nene Tones vazhdoi shkollen ushtarake dhe tani eshte nje poet i njohur i cili ka botuar disa libra e vellime poetike.
Vitet kalonin dhe une ne Zadrime sherbeva per njezet vjet rrjesht duke njohur mese miri tiparet e kesaj gruaje fisnike e me nje kulture te gjere. E dashur dhe e afruar me te gjithe. Vitet kane bere te tyren dhe thinjat kane mbuluar floket e mi tani te zbardhura. Ne Zadrime u bene vite qe nuk kam vajtur por per ata njerez te dashur e zemerbardhe ruaj kujtimet me te mira. Nje dite do te nisem per ne Zadrime, por s’do te gjej me ate libraren fytyre qeshur e gruan e dhimbsur Dada Tonen, njeriun me te mire qe njoha ne Zadrime.
Shpesh kur lexoj vargjet e bukura te Toninit malli me merr per gruan e madhe Dada Tonen. Ajo nuk jeton me. Ka vite qe ka ikur lart e qete ne qiellin e paster prane Perendise.

Rrahman Xhaferllari.

“”””””””””””””””””””””

FITER BAJRAMI
Fiter BAJRAMIN festojme sot
Perulemi para te madhit zot
Me syte nga qielli urojme
Gezime te kemi nga mot
Ne kete dite te shenjte BAJRAMI
Te mendojme per te gjithe
Fitrin ti japim cdo besimtari
Qe te gjithe te festojme kete vit
Paqja e zotit mbreterofte.
Gjithmon ne shtepine tone
Me besimin ne zot pas agjerimit
Te gjithe fiter BAJRAMIN te festojme

Rrahman Xhaferllari

“”””””””””””””””””””””””

URIMI. JUAJ
Nip dhe mbesa
Gjithmon ju me uroni
Gezim une ndjej
Jeten ju ma shtoni
Per mua ju jeni
Gezim mbi gezime
Nipi dhe mbesat
Dashurija ime
Gjyshi eshte plakur
Po afron shtatedhjete .Dashurija ime ju .
Do te jeni per jete

Rrahman Xhaferllari

“””””””””””””””””””

HOSHTECA IME NE. MALE
Sa mire eshte ne Hoshtece
Fshat i bukur me tre mehalle
Vitet ikin nje nga nje
Po per te kam shume mall
Kujtoj rruget nga kam ecur
Zbathur neper ugare
Tok me shoket ne kullosnim
Kecat e qingjin manare
Femijerine e lashe aty
Ne ate fshat, ne ate lagje
Ne fshatin me peme shume
E shtepite ngritur ne male
Lashe miq e lashe shoke
Lashe une femijerine
Ne nje breg e ne nje korie
Fushave me trendeline
Sot dhe shoket jane larguar
Jane zbardhe ashtu si mua
Te mblidhemi e nje here tok
Uje te pime ne krua
Eh.. ti fshati im i mire
Hoshteca ime me halle
Lashe aty femijerine
Ne Hoshtecen lart ne male
Rrahman Xhaferllari

Rrahman Xhaferllari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.