12.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shkurt 2026

Rrahman Xhaferllari

DITELINDJA IME

Ditelindjen kam sot .
69 vite mbi supet e mija rendojne
Urime vine nga te gjithe
Ata qe me duan dhe i dua gjithmon
Mbesat e nipi te bukur si drita
Djemte e goca gjithmon urojme
Nje tufe me lule me solli Eva
Te aferm e miq me mua festojme
Ulur ne ballkon vargje shkruaj
Si ne film jeta me del
Kujtoj ore , dite , muaj
Rrugen nga kam ec e ku kam shkel
Rruga ka shpesh dredha e kthesa
Por rruges se drejte duhet me ec
Njeriun se tregojne vitet mbi shpine
Por sa i drejte ai ka ngel
Ashtu si femijet gezohen
Kur u sjellin lodra dhurate
Urimet tuaja me shlodhin , me ngrohin Tregojne sa shume me keni dasht
Vitet nderrohen , te rrojme sa me shume
Me nder jeten ta jetojme
Urimet gezime na sjellin
Mes njerzeve te mire te gezojme

Rrahman Xhaferllari

“”””””””””””””””””””””””

ARKA E SADAKASE
Bamiresia eshte rruga drejt lumturise.
Ata jane dy, moter e vella, femije te nje familje myslimane. Prinderit u kane blere nje arke te vogel kursimi dhe aty hidhnin here pas here monedha qe u falnin prinderit apo te afermit e tyre. Leket i ruanin dhe me to do te blinin dhurata per diten e Bajramit.
Kishte filluar Ramazani e ata numuronin ditet, derisa te vinte festa e tyre, festa e Bajramit. Per ate dite te shumepritur femijet zbukuronin shtepine me prinderit e festonin te gezuar.
– Na bli dhe nje arke tjeter,- i thote nje dite vajza nenes se saj.
– Perse, kur ju e keni arken se bashku me vellain? Si kemi thene, ju jeni moter e vella dhe gjithcka e keni te perbashket.
– Jo mami, kete e di, ne gjithmone do jemi bashke e gjithcka do ta kemi te perbashket. Dua nje arke tjeter por jo per vete. Ate do ta quajme arka e sadakase. Aty deshiroj te vendosim nje pjese te lekeve qe do te na mblidhen. Se shpejti vjen festa e Bajramit dhe dua qe te gezojme dhe nje femije tjeter ashtu si gezohemi dhe ne kur blejme dhuratat per ate dite.
Mamaja ngeli e befasuar por dhe u gezua tej mase nga kjo deshire e vajzes se saj. I mori femijet prane dhe i puthi ne balle.
– Ju lumte femije, shume mire keni menduar. Ate qe kemi duhet ta ndajme me njerezit ne nevoje. Le ta blejme arken qe ju deshironi.
– Ska gje mami, te mos harxhojme leke per ta blere arken . Ne mund ta bejme dhe vete ate dhe le ta quajme “arka e sadakase”.
…Ditet kalonin e leket shtoheshin nje nga nje ne arken e kartonte. Femijet ndiheshin te gezuar qe do te benin te lumtur dhe nje femije tjeter me leket qe kishin mbledhur.
Dy dite para Bajramit, pasi u cuan nga gjumi idrekes, se bashku me prinderit shkuan ne nje qender tregtare per te blere dhuratat e tyre. Mbasi bene pazarin, gjithe gezim u kthyen per ne shtepi me dhuratat ne duar. Afer pallatit shohin Elen e vogel. Femijet luanin shpesh me shoqen e tyre. Vogelushja terhoqi nga dora nenen e saj dhe u afrua prane femijeve. Nena e saj u skuq dhe shikonte e pikelluar Elen. Sa do te donte qe edhe ajo ti blinte dicka te bijes.
– Teta Flora, te lutem merre kete arke kartoni. Aty kemi mbledhur disa monedha per Elen. Ato nuk jane shume por mund te blini dikca qe ajo ka deshire.
Flora ngelet e shtangur dhe shikon prinderit e femijeve. Me duart qe i dridhen merr arken e kartonit dhe i falenderon ata.
– Blini ndonje gje per vajzen- thote nena. Ata jane shoqe me Elen. Se shpejti eshte Bajram. Leket i mblodhen qe dhe vajza juaj te gezoje tok me ta.

Rrahman Xhaferllari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.